E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjehrra i kërkon Kanye West-it 10 milionë dollarë

Kris Jenner, e ëma e Kim Kardashian ka përpiluar së fundmi rregulla të reja për dhëndrin e saj, Kanye West duke i bërë të ditur atij se duhet të merr përsipër sigurimin jetësor për të bijën e saj dhe beben, që pritet të vijë në jetë së shpejti. 

Kryefamiljarja e Kardashianëve, dëshiron që Kanye të ofrojë 10 milionë dollarë sigurim në mënyrë që Kim dhe  bebja të jenë të siguruar financiarisht, në rast se Kanye zhduket papritmas.

"Kris u’a ka bërë të ditur Kimit dhe Kanye-s se ajo pret që reperi të ofrojë një sigurim të rëndësishëm jetësor duke emëruar beben si përfituesen e parë dhe Kimin të dytën”, ka thënë një burim për, ‘Radar Online’.

Ndërkaq, thuhet e Kanye është pajtuar me kushtet e vjehrrës duke i’u bindur rregullave të saja./Indeksoneline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›