E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjehrri italian qëllon me pistoletë nusen shqiptare në sy të fëmijëve

Ka pritur në kopështin e shtëpisë që nusja të kthehej nga pazari dhe porsa e ka parë që është kthyer, ka marrë në dorë pistoletën e tij dhe ka qëlluar dy herë ndaj 38 vjeçares shqiptare.

I moshuari, vjehrri i shqiptares është një 86 vjeçar italian. Nga të dhënat e para mësohet se i moshuari prej kohësh nuk shkonte mirë me nusen e tij shqiptare.

Grindjet mes tyre kishin kohë që kishin nisur. Pasi ishin zënë sërish, pasditen e sotme, 86-vjeçari ka pritur që ajo të kthehej dhe e ka qëlluar përpara dy fëmijëve të saj, njëri 16 dhe tjetri 6-vjeçar, shkruan noa.

Me armën e tij, një pistoletë të kalibrit 765, ai ka qëlluar nusen një herë duke e marrë shenjë në shpinë, por që fatmirësisht plumbi nuk e ka kapur. Herën e dytë plumbi e ka kapur në krahë duke e plagosur.

Menjëherë 86-vjeçari është arrestuar nga karabinierët ndërsa gruaja është dërguar në spital për përkujdesin e duhur mjekësor./Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›