Vjen ‘Ozi i Madh e i Fuqishëm’

Aventura e re fantastike e shtëpisë filmike Walt Disney “Oz the Great and Powerful” (Ozi i Madh e i Fuqishëm), në regji të Sam Raimi, bën fjalë për prejardhjen e personazhit të njohur të novelës së L. Frank Baum, të shkruar në vitin 1900, “Magjistarit nga Ozi”.
Kur magjistari i imët i cirkusit, Oscar Diggs (James Franco) hidhet nga Kanzasi përplot pluhur në vendin magjik Oz, ai mendon se ka fituar preminë – sepse, famën dhe pasurinë e ka pothuajse në grusht – derisa nuk njihet me tri shtrigat: Theodorën (Mila Kunis), Evanorën (Rachel Weisz) dhe Glindën (Michelle Williams), të cilat s’janë fort të bindura se ky është magjistari i madh që po e prisnin...
Versioni i regjisorit, Sam Raimi, “Ozi i Madh e i Fuqishëm”, është paraparë që të dalë në kinema më 8 mars të vitit 2013.