Vjen “Skyfall”
Të enjten mbrëma, në Kinemanë ABC në Prishtinë, u dha premiera e filmit më të ri për agjentin James Bond,“Skyfall”, në teknologjinë digjitale.
Shfaqjet jepen nga ora 20 dhe 22:30. Rolet kryesore i interpretojnë Daniel Craig, Judi Dench, Javier Bardem, Ralph Fiennes, Ben Whishaw, Helen McCrory, etj. Ndërsa regjia është bërë nga Sam Mendes.
Paralelisht, në Kinemanë ABC vazhdon të shfaqet filmi aksion “Taken 2”, në terminet nga ora 16 dhe 18, dhe filmi i animuar “Ice Age: Continental Drift 3D”, në terminet nga ora 12 dhe 14.
‘Skyfall’ sjell aventurën më të re të James Bond, i cili pas shumë peripecish arrin të triumfojë ndaj armikut të tij, që del të jetë një ish agjent i MI6.