E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini kundër teknologjisë

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është shprehur sërish kundër teknologjisë në sportin më popullor në botë, duke kërkuar ta ruajë nga modernizimi i tejskajshëm. Në një intervistë ku foli gjithashtu për kurdisjet dhe Topin e Artë, kreu i Federatës së futbollit evropian, kritikoi gjyqtarët dhe jo mungesën e sistemeve të sofistikuara.

"Kjo ide e re, do të thotë që çdo pozicion të dyshimtë jashtë loje duhet ta vendosim me anë të teknologjisë, dhe këtë mënyrë duhet të përdorim edhe me goditjet e dënimit, dhe daljet e topit. Po nëse ndodh kjo, atëherë sa duhet të ndeshjet e futbollit, 4 ose 5 orë" pyeti në mënyrë ironike, presidenti i UEFA-s.

‘Le Roi’ nuk është aspak i bindur mbi implementimin e sistemeve të propozuara, duke kërkuar më shumë vëmendje nga gjyqtarët. "Në rastin e golave mund të bëhet gabim me pak centimetra dhe zgjidhja janë 5 gjyqtarët që mund të shohin gjithçka në fushë. nëse 5 arbitra gabojnë atëherë, ata duhet të punojnë në një zanat tjetër”, u shpreh Platini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›