“Vjen ish-zv.kryeministrja miliardere dhe voton për qeverinë”- Kaosi në Parlament, Tomor Alizoti: Rama i thotë Fu*k you shqiptarëve! Pushteti në fundin e tij, është çështje kohe
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka kritikuar mazhorancën duke deklaruar se kriza politike dhe protesta e studentëve duhej të ishin në qendër të diskutimeve në Kuvend.
Alizoti u shpreh se mazhoranca po përpiqet të mohojë krizën, ndërsa revolta e të rinjve që kanë dalë në rrugë është një sinjal që politika duhet ta dëgjojë.
Ai kritikoi edhe kryeministrin, duke iu referuar deklaratave të tij të mëparshme ndaj shoqërisë dhe studentëve.
Po ashtu ai hodhi akuza ndaj ish zëvendëskryeministres, Belinda Balluku për të cilën tha se është bërë miliardere dhe vjen voton për qeverinë.
“Sic e patë seanca degradoi, këta përpiqen të mohojnë krizën, por kriza është aty. Duhet të ishte në rend të ditës kriza dhe revolta e studentëve.
Si mund të diskutojmë në kur të rinjtë janë rrugëve dhe i japin leksion shqiptarëve
Si mund të vijë një kryeministër që i ka thënë Fuck You të gjithë shoqërisë shqiptarë dhe studentëve, njerëzve që janë pa të ardhme në Shqipëri dhe vjen një njeri që është miliardere dhe voton për qeverinë e krimit. Kjo është revolta jonë.
Shqipëria sot falë këtyre studenteve do arrijë në një stad tjetër që lideri nuk do jetë prijës, por do jetë një njeri demokrat që të japë dorëheqje dhe të krijoi një paqe sociale.
Sfida e opozitës shqiptare është të dëgjojë zemërimin e njerëzve. Nuk mund të vijë zv kryeministrja miliardere dhe te vijë të votojë atje”, tha Alizoti.