Vjene OPEC pa marreveshje per rritjen e prodhimit te naftes 1 2 3 4 5 1 vote
Takimi i vendeve të OPEC-ut në Vjenë është mbyllur pa sukses, sa i takon nënshkrimit të një marrëveshjeje për të rritur prodhimin e naftës bruto. Arabia Saudite nuk arriti të bindë vendet e tjera prodhuese të naftës për këtë qëllim, ndërsa zyrtarisht Sekretari i Përgjithshëm i OPEC-ut, Abdullah El-Badri ka siguruar se pavarësisht mungesës së konsensusit, situata është nën kontroll. Sipas tij, OPEC ka të ngjarë të mblidhet sërish pas tre muajve.
Lexo të plotë ... Shkrumbohet autobusi, 10 viktima në Giresun të Turqisë 1 2 3 4 5 (1 votë) e mërkurë , 08 qershor 2011 Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në Giresun në Turqi. Një autobus u përmbys e shpërtheu në flakë pasi u përplas me një tabelë të sinjalistikës rrugore.
Lexo të plotë ... Merkel- Obama: Kujdes nga kriza e eurozonës 1 2 3 4 5 (0 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Pas drekës së mirëkuptimit amerikano- gjerman tek ‘Filomena’, për kancelaren Merkel është shtruar një drekë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Kancelarja gjermane është pritur në Washington me nderimet më të larta e në këtë rast presidenti Obama nuk nguroi të theksonte se Gjermania mbetet ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të SHBA-ve. Edhe dreka tek restoranti i njohur italian e ka një precedent. Vite më parë aty kanë diskutuar një tjetër president dhe një tjetër kancelar, Bill Clinton e Helmut Kohl.
Lexo të plotë ... Nën bomba, Gadafi: Do qëndroj gjallë a vdekur 1 2 3 4 5 (0 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Është gati të martirizohet, por jo të lerë Tripolin pushtetmbajtësi libian Muamar Gadafi që i përgjigjet me sfide intensifikimit të bombardimeve të NATO-s. Koloneli deklaroi në televizionin libian se “gjallë a vdekur do të qëndrojë në tokën e tij në kohën kur NATO bombardon kryeqytetin çdo një ore e kur më tepër se 60 bomba kanë tronditur Tripolin në një ditë të vetme.
Lexo të plotë ... Mister origjina e E.Coli. Ulen rastet e të prekurve 1 2 3 4 5 (0 vota) e mërkurë , 08 qershor 2011 Gjermania raporton uljen e rasteve të të prekurve me bakterin vrasës të Esherika Kolit ndërsa mbetet ende mister origjina e epidemisë. Kontrollet më të fundit në Saksoninë e Poshtme e testet në laborator kanë shfajsuar dhe bishtajat e sojës të fermes gjermane. Pas rezultateve negative të testeve mjekësore në një viktimë në Bavari, numri i personave që kanë humbur jetën nga Esherika Koli zbret në 21 në Gjermani, një në Suedi e dy raste të tjera që mbeten ende për tu konfirmuar.
Lexo të plotë ... Gaddafi: Nuk do të përulemi 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 07 qershor 2011 Kolonel Gaddafi mbajti një fjalim të papritur në televizionet libiane gjatë pasdites së të martës, diku pas 30 sulmeve të para të NATO-s në Tripoli, goditja më e fuqishme që nga nisja e fushatës ajrore. “Ne nuk do të përulemi”, “Ne nuk do të dorëzohemi”, thuhet të kenë qenë zotimet e Gaddafit. Lideri i Libisë, Muammar Gadafi, u zotua se do të luftojë deri në vdekje, gjatë një fjalimi që erdhi në kohën e bombardimit të Tripolit.
Lexo të plotë ... E. Coli, KE: 150 mln euro për fermerët e prekur 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 07 qershor 2011 Komisioni Europian propozon 150 milionë euro ndihmë për fermerët, produktet e të cilëve janë goditur nga epidemia e bakterit të Esheria Coli. E në fakt, ndërsa specialistët ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të bakterit edhe në fermën ku mendohej të ishte vatra e epidemisë, dhe filizat e sojës, ashtu sikundër trangujt e importuar nga Spanja kanë dalë të pastër, prodhuesit e zarzavateve të freskëta njohin vetëm humbje.
Lexo të plotë ... Rezolutë ndaj Sirisë. Juppe: Është koha të veprohet 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 07 qershor 2011 Represion i brutal i regjimit të Bashar al Asad mund të përfundojnë për diskutim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara megjithë kundërshtimin e Rusisë. Franca është e gatshme t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të votojë mbi një projekt-rezolutë që dënon Sirinë për goditjen brutale pavarësisht se moska kërcënon të përdorë veton në një rast ët tillë. Lajmin e bëri të ditur ministri i jashtëm francez Alain Juppe. Juppe deklaroi se presidenti sirian Bashar al-Assad ka humbur legjitimitetin e tij për të sunduar dhe se ishte koha që Këshilli i Sigurimit të bënte të njohur qëndrimin e tij.
Lexo të plotë ... Merkel në SHBA. Darkon me Obamën në një restorant 1 2 3 4 5 (2 vota) e martë , 07 qershor 2011 Në fillim të vizitës së saj në SHBA kancelarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me presidentin Barack Obama lidhur me temat më të rëndësishme ndërkombëtare dhe për raportet amerikano-gjermane. Nuk ka pasur thjesht një takim formal në Shtëpinë e Bardhë me kancelaren, por presidenti Obama ka zgjedhur të diskutojë në një tavolinë restoranti në Washington DC.
Lexo të plotë ... Ban Ki Moon rikandidon për postin 1 2 3 4 5 (1 votë) e martë , 07 qershor 2011 Ban Ki Moon do të rikandidojë për postin e sekretarit të përgjithshëm i OKB-së. Në një letër dërguar vendeve anëtare të OKB-së ai ka ofruar zyrtarisht shërbimet e tij edhe për një mandat të dytë. "Udhëheqja e kësaj organizate të mrekullueshme ka qenë për mua një privilegj. Do të ndiehesha i nderuar thellë në qoftë se vendet anëtare më mbështesin edhe për një mandat", tha sekretari i përgjitshëm i OKB-së.
Lexo të plotë ...