Vilanova i kënaqur me paraqitjen

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 3-2 ndaj Real Madridit në Superkupë, por mendon se sfida ende është e hapur.
Ish-ndihmësi i Pep Guardiolës shijoi fitoren e parë në debutimin e tij në Clasico, por mendon se vendimtare për trofeun e Superkupës do të jetë ndeshja e kthimit, që zhvillohet javën e ardhshme në Santiago Bernabeu.
“Mendoj se ne luajtëm një ndeshje të mirë, ne kishim kontrollin shumicën e kohës, kundër Madridit ju nuk pritni të mos humbisni shanse”.
“Sigurisht, ky rezultat nuk është vendimtar, për asnjërën skuadër. Sfida ende është e hapur, veçanërisht kundër një skuadre si Madridi. Ata kanë lojtarë të talentuar, ata mund të shënojnë nga disa shanse”, ka thënë Vilanova.