E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjenë,Topalli me krerët e Parlamenteve Evropiane

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli merr pjesë me ftesë të Kryetares së Këshillit Kombëtar të Austrisë, Barbara Prammer, në Takimin e Kryetareve të Parlamenteve Evropiane.

Sipas zyres per shtyp te Kuvendit, behet me dije se takimi zhvillohet nën kujdesin e Prammer dhe  mbahet në datat 2425 Gusht në Vjenë.

Në këtë takim të nivelit të lartë pritet të marrin pjesë Baronesha Frances DSouza, Kryetare e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, znj. GeraldinaAlida Verbeet, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në Mbretësinë e Holandës, znj.Solvita Abolina, Kryetare e Parlamentit të Letonisë, znj.AstaRagnheidor Johannesdottir, Kryetare e Parlamentit të Islandës si dhe znj.Ene Ergma, Kryetare e Parlamentit të Estonisë.

Në fokus të diskutimeve do të jenë shkaqet e krizës financiare si dhe buxhetimi gjinor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›