Krimi godet sërish, dy vëllezër qëllohen për gjakmarrje në Shkodër
(E PERDITESUAR)- Vetëm pak orë pas krimit të rëndë në Fier ka ndodhur një tjetër vrasje, këtë herë në Shkodër. Sipas burimeve të policisë, viktima është 20-vjeçari Gjin Marku, nga fshati Bardhaj.
Përveç viktimës, është qëlluar edhe vëllai i tij, Xhevair Guri. Burime pranë policisë bëjnë me dije se dy vëllezërit kanë qenë duke qendruar në oborrin e banesës së tyre, kur janë qëlluar me breshëri nga persona ende të paidentifikuar.
Burime pranë policisë bënë me dije se vrasja ka lidhje me gjakmarrjen, për shkak se xhaxhai i dy vëllezërve ka kryer një vrasje 5 vite më parë. Autori i dyshuar i krimit mendohet të ketë qenë pikërisht komshiu i tyre.