Një tjetër skandal, zhduken dokumentet origjinale të Shtëpisë së Flamurit
Rindërtimi i Shtëpisë se Flamurit ne Korçe pritet tëe hape një tjetër debat, atë te materialeve dhe dokumenteve qe do te vendosen ne te. Sipas studiuesve dhe historianeve, objektet dhe dokumentet origjinale janë zhdukur ne mënyrë graduale nga viti ne vit. Kjo do te thotë se ne muze do te ketë vetëm fotokopje te shkresave, qe dëshmojnë për shpalljen e Korçës, krahinë e autonome.
Ndërkohë, historiani Bashkim Jahollari, ish-përgjegjës i muzeve te Korçës thotë se deri ne vitin 1990 te gjitha materialet e muzeut historik janë depozituar ne qendrën kulturore “Vangjush Mio”, përfshi dhe ato te krahinës autonome.
Nga ana tjetër, drejtues te qendrës kulturore “Vangjush Mio” thane për Vizion Plus se ne mjediset e kësaj qendre me përjashtim te materialeve te muzeut te luftës dhe atij te kulturës popullore, nuk ndodhen objekte apo sende te muzeve te tjere te ketij qyteti.. Pas zhdukjes se pikturave te Vangjush Mios, çështja e shkatërrimit te shtëpisë muze merr një tjetër përmase.