E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshta II operacioni policor qe con ne pranga te kerkuarit

Tirane 11 tetor 2011 NOA - Strukturat e hetimit te krimit te Policise se Kryeqytetit vazhdojne operacionin e koduar Vjeshta II i cili konsiston ne ngritjen e pikave te kontrollit ne vende e sheshe te ndryshme ne Tirane per kontrollin e mjeteve per te cilat ka informacion se gjenden sende lende narkotike apo arme te kundraligjshme apo per persona te cilet kane kryer vepra penale dhe jane shpallur ne kerkim per vepra te ndryshme penale.
Ne baze te informacioneve zyrtare te dhena nga policia e kryeqytetit pergjate 48 oreve te fundit jane kapur dhe arrestuar disa shtetas.
Eumlshte arrestuar Fredi Bajram Tahiri 37 vjec lindur dhe banues ne Tirane i denuar me 4 vjet burg per vepren penale te Prodhim dhe shitjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283 i K.P.
Nga Komisariati i Policise Nr.1 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit I.H16 vjec banues ne Tirane sepse dje rreth ores 01.55 ne rrugen Abdi Toptani ne Tirane dyshohet se ka vjedhur shumen e parave prej 908 000 lekesh duke thyer deren e finaces se lokalit.
Po per vepren penale te vjedhjes nga Komisaraiti i Policise Nr.3 Tirane u be arrestimi ne flagrance i shtetasit Edlir Andon Cerepi 37 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje punonjes ne firmen Apeks sepse dje rreth ores 06.50 ne Rrugen Egnatia ka marre ne dorezim punen ne firmen Apeks lojra fati dhe pas vazhdimit te punes rreth ores 08.00 nga kontrolli i bere nga menaxheri i kesaj pike rezulton se ne kasaforten qe administrohej per llogari te kesaj firme mungon nje shume prej rreth 600.000 lekesh.
Nga Komisariati i Policise Nr.5 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit Arlind Rustem Muca 26 vjec banues ne Tirane sepse dje rreth ores 07.30 dyshohet se ka vjedhur banesen e nje shtetasi duke i marre shumen e parave prej 8.000 lekeve. Nga puna e bere rezulton se ky shtetas eshte autor i vjedhjes se lokalit te nje tjeter shtetasi ndodhur me dt 29.09.2011.
a.q/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›