E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjeshta, koha kur çiftet janë në rrezik

Sipas psikologëve, periudha pas pushimeve quhet "autumn blues". Ky muaj shoqërohet me një numër të madh pakënaqësish dhe momentesh trishtimi, që ndikojnë në të gjitha pjesët e jetës në çift. Pushimet në atë kohë kanë mbaruar dhe të gjithë, dashur pa dashur, i janë kthyer jetës së përditshme. Megjithatë nuk mjafton vetëm "pesha" psikologjike e kthimit në rutinën e përditshme dhe në ajrin e ndotur të qyteteve pas ditëve të tëra, duke shijuar mëngjeset me puhizën e mrekullueshme të detit, sepse faktorë të tjerë shtojnë stresin e kësaj kohe.

Përveçse njihet si muaji ku dëshira seksuale e çifteve bie ndjeshëm, thuajse çdo vit, muajt e vjeshtës, sjellin me vete një bum ndarjesh dhe divorcesh. Nëse një raport është në krizë, në periudhën gjatë pushimeve verore, secili mund të marrë vendimin për të jetuar pushime të gëzuara larg njëri-tjetrit. Këtë e dinë mirë edhe avokatët dhe juristët, për të cilët shtatori dhe tetori janë me të vërtetë muajt e "artë" para përqafimeve dhe pajtimeve të Krishtlindjeve.

"Deri në mes të tetorit ndodh një numër i madh ndarjesh, meqenëse gjatë verës, mundësitë për të ndenjur bashkë dhe për të biseduar rreth situatës janë më të pakta. Puna e gjatë në të vërtetë shkakton stres, por shumë veta kërkojnë t‘ia vënë fajin jetës monotone të përditshme", shpjegon një nga avokatët e divorceve më të famshëm në Britani. Megjithatë, një muaj tjetër ku numri i ndarjeve është i lartë është dhe maji. Edhe këtë herë, pushimet kanë një peshë psikologjike të dukshme. Fakti se të duhet t‘i kalosh pushimet me dikë që nuk shkon mirë prej disa muajsh, shumë personave u duket si një "barrë" e papërballueshme, duke marrë gjykimin ekstrem për t‘u ndarë. Ndoshta është më mirë t‘i ndash gjërat që në fillim se sa ta shtysh "vuajtjen" deri në vjeshtë. Udhëtimet dhe pushimet janë vendi më i mirë për të "shëruar" pakënaqësitë, si dhe vendi ideal për njohje dhe takime të reja. "Një e dhënë interesante e dalë në vitet e fundit është që çiftet vendosin të ndahen në mes të majit, shumë shpesh pasi bëjnë festën e përfundimit të shkollës të fëmijëve, duke e jetuar këtë ngjarje si një impenjim në sytë e të afërmeve dhe për t‘i treguar atyre se familja e tyre është e lumtur dhe më e bashkuar se kurrë", tregon ajo. Kështu nëse disa kohë më parë, ata që vendosnin për t‘i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, në pjesën më të madhe të rasteve, ishin çiftet mes moshës 30 dhe 40 vjeç, sot ndahen një nunër shumë i madh çiftesh me moshë mbi 60, si për të treguar se modelet e vjetra të familjes së bashkuar dhe të lumtura nuk ekzistojnë më. Ndoshta është efekti i rritjes së moshës mesatare, numri i madh i laçeve të reja, si ato që luftojnë depresionin dhe ato që sigurojnë një jetë më të mirë, si dhe ideja për të mos pasur impenjime sociale, që i shtyn drejt divorcit. Të dhënat e fundit nga institutet statistikore në vendet europiane flasin qartë: numri i martesave që janë zgjidhur mes viteve 1995 dhe 2005 është rritur me 52.2 për qind, ndërsa numri i atyre që kërkojnë divorcin është rritur 54.7. Ky numër ka pasur pikun gjatë muajve shtator, ku edhe numri i çifteve të ndara ka qenë i lartë. Atëherë si duhet të veprosh për ta shmangur gjithë këtë? Sipas statistikave del se është më e lartë përqindja e burrave që lënë gratë. Ja disa këshilla praktike për gratë se si ta kthejnë edhe një herë dhe ta bëjnë për vetë të "dashurin" e tyre. Shpeshherë bëjini komplimente, edhe të ekzagjeruara; mos ia bëni jetën të vështirë. Besojini më shumë asaj që bën se asaj që thotë; shikojeni shpesh në sy, sidomos kur bëni dashuri; mos harroni asnjëherë të laheni bashkë dhe mësoni ndonjë teknikë masazhimi; mos ia tregoni asnjëherë të gjitha, sepse misteri nxit dëshirën. Respektoni edhe sekretet e tij. Mos i tregoni gënjeshtra. Në rastin më të keq mos i tregoni shumë; ndryshoni stil dhe veshje dhe përpiquni të kuptoni se si atij i pëlqen më shumë. Tregojini fantazitë tuaja, por më parë studioni terrenin për të kuptuar se deri në çfarë pike mund të shkoni. Kërkojini falje nëse keni gabuar dhe mos harroni kurrë: jeni burrë dhe grua, ndaj vlerësoni feminilitetin tuaj dhe burrërinë e tij në gjërat e vogla dhe të mëdha. Nuk duhen lënë pas dore edhe zgjedhjet e zgjuara se çfarë duhet t‘i dhuroni në raste festash ose çfarë jo dhe se çfarë nuk duhet t‘ia kërkoni kurrë. Mes pyetjeve që ai urren më shumë është se "për çfarë po mendon?". Zakonisht burrat e vrasin mendjen shumë më pak se gratë. Dhe tipat e qetë në përgjithësi mendojnë vetëm për gjëra shumë praktike. Por mbi të gjitha mos i thoni asnjëherë "si do të mundesh të jetosh pa mua?". Egoja mashkullore është shumë e fortë, ndaj është e vështirë që mund ta pranojë një dobësi si kjo për të mos jetuar dot pa një femër. Mes dhuratave që duhen shmangur, nëse jeni në krizë pas plazhit, lërini mënjanë kravatat e zakonshme dhe këmishat. Burrat kanë shije precize dhe komplekse më shumë se sa një grua mund ta mendojë.

Mos e rëndoni më shumë situatën, duke i kërkuar gjithashtu që ai t‘ua kthejë shpërblimin që i bëtë duke i kërkuar dhurata më të shtrenjta. Shmangni çdo objekt teknologjik. Burrat dallohen si njohës të mirë të teknologjisë ndaj dhuratat e femrave në këtë fushë thuajse nuk u pëlqejnë kurrë. E vetmja mundësi është që të dilni të dy bashkë për të blerë dhuratat. Nëse atij i pëlqen diçka, mos hezitoni ta mbështesni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›