E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjeshte e nxehte ne Evropen lindore- Drejtimi i ri i paqarte

Pa u regjistruar prej shume veteve ne Gjermani dhe ne Evrope aktualisht ne shtetet pasardhese te Bashkimit Sovjetik po acarohet atmosfera e krizes. Megjithese Rusia dhe shtetet fqinje jane te rendesishme per paqen dhe mireqenien ne kontinent sa gati asnje rajon tjeter po kaq fort jane te perhapura mosinteresimi dhe mungesa e njohurive per keto vende.

Ne Rusi po shtohet zeri i protestes sociale. Ai eshte pasoje e djegieve te pyjeve sepse ato jo vetem qe u luftuan ne menyre joefikase por tani po rriten edhe cmimet per ushqimet baze. Sistemi politik i lindur nen Putinin edhe kryeministri vete kane perjetuar nje humbje te konsiderueshme besimi. Vec kesaj jane shtuar edhe sinjalet se midis presidentit Dmitri Medvedjev dhe babait te tij shpirteror Vladimir Putin mund te krijohet nje konflikt per zgjedhjet presidenciale 2012. Ngacmime politike reciproke midis Medvedjevit dhe Putinit krijojne nje gjendje politike te paqarte dhe jo te qendrueshme. Disa vezhgues e krahasojne kete qe tani me vitet e hershme te Gorbacovit kur Gorbacovi donte ta trajtonte ne menyre ofensive me ane te nje politike reformatore radikale krizen e komunizmit sovjetik duke shkaktuar nje lufte te brendshme per pushtet brenda partise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ingo Mannteufel

Ashtu si katastrofa e ernobilit edhe diegiet e pyjeve kete vit mund te sherbejne si nje lloj katalizatori per pasigurine e perditshme me kushtet e jeteses. Kjo ne nje kohe kur zemerimi i shume ruseve nuk drejtohet direkt kunder Putinit se sa kunder perfaqesuesve te burokracise se tij. Nje indikator i rendesishem pritet te jete sjellja e qytetareve ne 10 tetor kur ne demokracine e drejtuar te Rusise do te mbahen disa zgjedhje rajonale dhe qindra zgjedhje komunale. Nese partia e Putinit megjithe burimet administrative nuk do te jete ne gjendje qe ti ruaje rezultatet e caktuara kjo do te ishte e barabarte me nje ogur te keq per zgjedhjet presidenciale te vitit 2012 dhe nje shok per eliten ne pushtet.

Por nuk eshte vetem Rusia e cila ka perpara vetes nje vere te nxehte. Situata ne shtetet e tjera postsovjetike eshte shume here me e tensionuar ne Kirgistan ne 10 tetor mbahen zgjedhje parlamentare te cilat synojne te stabilizojne vendin pas pucit kunder regjimit te Bakijevit dhe trazirave etnike. Nje ndarje e Kirgistanit megjithate nuk perjashtohet sepse pushtetmbajtesit qe nga koha e Bakijevit ne jug dhe udheheqja e re shteterore ne veri merren vesh me shume veshtiresi me njeri-tjetrin.

Ne shtetet qe ndodhen midis Rusise dhe BE ka gjithashtu paqetesi ukrainasit do te zgjedhin ne 31 tetor per here te pare qe prej zgjedhjes se presidentit Janukovic parlamente te reja komunale. Qe prej ardhjes ne pushtet te Janukovicit jane shtuar tendencat autoritare. Perfundimi i zgjedhjeve pritet ta ashpersoje krizen politike. Ne Republiken e Moldavise vec kesaj nuk ka shpresa per nje zgjidhje te shpejte te krizes se thelle politike. Ndersa ne Bjellorusine e drejtuar ne menyre autoritare me 19 dhjetor presidenti Lukashenko do te organizoje rizgjedhjen e tij. Vertet qe situaten brenda vendit ai e ka nen kontroll por sundimi i tij shumevjecar bazohet ne marredhenie shume te mira me Rusine. Dhe ne raportin midis dy vendeve verehet nje keqesim i konsiderueshem i marredhenieve po te veresh fushaten anti-Lukashenko ne mediet ruse qe prej disa javesh.

Gjithcka flet per faktin qe ne vjeshte dhe dimer 2011 ne Evropen Lindore do te rriten tensionet politike.

Autor Ingo Mannteufel

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›