Vjeshtë e nxehtë për drejtësinë

Muaji shtator dhe tetor do të jenë mjaftë të nxehtë për shumë gjyqëtarë e prokurorë kosovarë që kanë keqpërdorur detyren zyrtare.
Burimet nderkombëtare të Indeksonline, kanë thënë se, Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) po përgatitet për një ofanzivë që t'a pastrojë gjyqësorin kosovarë.
“Ka gjyqtarë e prokuor që do t'i thonë lamtumirë punës se tyre në këto institucione, pasi që shumë shpejt EULEX-i do të ndermarrë hetime ndaj punonjësve të drejtësisë”, ka thënë burimi në kushte anonimiteti.
Të gjithë ata që nuk e kanë kryer punën si duhet do të largohen nga institucionet e drejtësisë dhe ndaj tyre do te merren edhe masa ndeshkuese varësisht prej hetimeve./Indeksonline/