Vladimir Prifti feston 70 vjetorin e lindjes se tij
Kineasti i shquar shqiptar, Vladimir Prifti ka festuar 70 vjetorin e lindjes mes miqve artistë në ambientet “Akademise Marubi”. Në këtë përvjetor të artistit ishin të pranishëm bashkëpuntorët ndër vite.
Regjisori, Kujtim Çashku krahas vlerësimit për krijmtarin e tij Prifti veçon pozitivitetin që ai pasqyron.
Ndërkohë që disa prej artistëve vlersojnë kontributin e tij të çmuar në kinemanë shqiptare.
Vetë kinasti në këtë përvjetor zbulon edhe projektin që ka me aktorin e njohur Robert Ndrenikën.
Megjithëse kineasti Prifti nuk preferon të flas për veprimtarinë e tij artistike gjithçka rreth kontributit të tij në kinematografinë shqiptare u shpalos përmes shfaqjes së filmit dokumentar "Portret Kineasti: realizim i vitit 2012, ku përmes 45 minutash jepet rrugëtimi i artistit.Vladimir Prifti ka realizuar 8 filma artistik gjatë karrierës së tij si “Flutra në kabibnen time”, “Udha e shkronjave “ dhe prodhimi me i fundit “Dasma e Sakos”, ndërkohë që vitet e fundit i është përkushtuar më së tepërmi dokumentarëve ku vlen të përmendet dokumentari “Skenderbeu” realizuar në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë.