E Diel, 1 Nëntor 2026

Vladimir Putin përgëzon ushtrinë ruse për marrjen e qytetit të Bakhmut

Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi sot luftëtarët mercenarë Wagner dhe Forcat e Armatosura të Rusisë për marrjen në kontroll të qytetit të Bakhmut.

Në një deklaratë me shkrim nga Kremlini, thuhet se Vladimir Putin përgëzon të gjithë ushtarët e Forcave të Armatosura të Rusisë për përfundimin me sukses të operacionit të çlirimit të Bakhmut.

Në deklaratë thuhet se të gjithë ata që kanë qenë të suksesshëm do të nderohen me medalje, shkruan Andolu.

Themeluesi i kompanisë ruse të sigurisë “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, njoftoi më herët marrjen nën kontroll të gjithë qytetit Bakhmut të Ukrainës, ndërsa më pas ka qenë edhe Ministria ruse e Mbrojtjes e cila njoftoi marrjen nën kontroll të qytetit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›