E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau me plumb në kokë 48-vjeçarin, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Habib Rexhës: 10.000 euro për çdo informacion

Personi që shihni në foto është i shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes në Kavajë, bëhet fjalë për 31-vjeçarin Habib Rexha.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera dyshohet se Habib Rexha është autori i vrasjes së Arjan Gosës mesditën e sotme.

Uniformat blu kanë ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarje dhe ka vendosur shpërblimin  10.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Autori: Habib Rexhaarjan gosa

Njoftimi i plotë i Policisë:  

Kavajë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

LEXO EDHE: Ekzekutimi i Arjan Gosës në lokalin në Kavajë, policia identifikon autorin (EMRI+FOTO)

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›