E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vlera e demokracisë qendron në dëgjimin e zërit të çdo qytetari”

15-06-2011 / Gazeta 55

Lulzim Basha përshëndet vendimin e Kolegjit Zgjedhor

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për hapjen e kutive, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave të kontestuara në kutitë e pahapura në Tiranë. Kolegji Zgjedhor vendosi mbrëmjen midis të hënës e të martës që KQZ të hapë, rinumërojë dhe rivlerësojë votat e kontestuara në kutitë e pahapura të materialeve zgjedhore për Bashkinë Tiranë në 368 qendrat e votimit, për kryetarin e Bashkisë, Këshillin Bashkiak, kryetarin e njësisë bashkiake dhe këshillin e njësive, për votat që nuk janë hedhur në kutitë respektive të së njëjtës qendër votimi dhe në bazë të tyre të shpallë tabelat përmbledhëse të rezultateve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, Kolegji vendosi mbrëmë rrëzimin e pjesës tjetër të padisë së bërë nga Partia Socialiste. Pas këtij vendimi, ka reaguar për mediat kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha. “Jam i vendosur të pres deri në fund verdiktin e institucioneve. Gjëja më e rëndësishme është që çdo votë të numërohet. Vlera e demokracisë qëndron në dëgjimin e zërit të çdo qytetari dhe unë jam i vendosur të respektoj këtë parim”, u shpreh Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›