Vlera e shtuar e financave Nga Ardian Fullani, Guvernator i Bankes se Shqiperise
Ne qofte se do te me pyesni ne menyre te drejtperdrejte se cfare kuptoj une me edukim financiar, me pak fjale do te thosha se edukimi financiar: eshte aftesia e konsumatoreve dhe investitoreve per te kuptuar konceptet dhe produktet financiare; eshte aftesia per te kuptuar se si te mbrohen nga zhvillimet e padeshiruara; eshte aftesia e njerezve te marrin vendime te shendosha ne lidhje me parate e tyre ne perputhje me rrethanat qe ju ofron jeta. Edukimi financiar duhet te filloje ne radhe te pare nga kuptimi i rolit qe financa luan ne ekonomine e tregut te lire. Financa “lubrifikon” procesin e rritjes ekonomike. Ajo gjithashtu u jep mundesi ekonomike te gjithe atyre qe nuk kane burime te mjaftueshme financiare. Ekonomisti i njohur austriak Jozef Shumpeter ne vitin 1911 eshte shprehur: “...nuk mund te mohohet fakti se struktura e industrise moderne nuk mund te ngrihej ne mungese te finances, se ajo i ben individet te pavarur nga trashegimia dhe se talenti ne jeten ekonomike varet nga suksesi i kredive financiare...”
Ne qofte se do me pyesni pse edukimi financiar eshte i rendesishem me pak fjale do te thosha: eshte i rendesishem se kontribuon ne mireqenien financiare te shqiptareve.
Sa me shume te ditur te jemi financiarisht aq me te zote do te jemi ne marrjen e vendimeve qe do te rrisnin mireqenien tone. Kjo eshte e vertete per kedo, pa pasur rendesi kush jemi apo nga vijme. Sic ka thene, Nobelisti Friedman: “Liria ekonomike eshte nje kusht esencial per lirine politike.” Ushtrimi i te drejtave qe burojne nga liria ekonomike nuk do te kishte kuptim pa njohurit e financiare dhe barazi ne treg. Kjo nuk nenkupton vetem informacion te njejte dhe te njekohshem, por edhe kulturen e duhur per ta perdorur kete informacion. Financat krijojne vlere te shtuar jo vetem per te pasurit por per te gjithe shoqerine. E domosdoshme eshte qe te krijojme akses te barabarte te gjithsecilit ndaj tyre. Aksesi i barabarte ndaj financave, barazia para ligjit dhe ligji mbi te gjithe, jane bazat e ekonomise moderne te tregut. Financat dhe edukimi financiar shkojne dora dores me njera tjetren. Ato mund te shnderrojne te varfrit ne te pasur, ashtu sikurse analfabetizmi financiar mund te shnderroje te pasurit ne te varfer. Financat jane te rrezikshme kur nuk zoteron njohurite e duhura mbi to. Kjo eshte arsyeja pse e vleresoj kaq te rendesishme konferencen e sotme.
Banka e Shqiperise i ka kushtuar nje kujdes konstant edukimit financiar te publikut. Axhenda qe kemi hartuar dhe zbatuar ka qene e plote, gjitheperfshirese si ne gjeografi ashtu edhe ne grupmosha, e mbushur me elemente interaktiviteti dhe me metodika bashkekohore komunikimi. Ne vijim do te doja te ndalesha ne citimin e disa prej elementeve qe perbejne shtratin filozofik te punes sone edukative.
Se pari, do te doja te sillja ne vemendjen tuaj se mireqenia financiare e individeve eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me progresin ekonomik te vendit.
Eshte e provuar tashme se mireqenia financiare e individeve eshte ne perpjesetim te drejte me aktivitetin ekonomik dhe cmimet e mjeteve financiare. Lidhja shkak-pasoje eshte e vertete ne te dy krahet. Ekonomia dhe institucionet tona financiare jane te forta kur shtohen vendet e punes, kur te ardhurat dhe pasuria jane ne rritje. Individet e shendetshem financiarisht priren te konsumojne me shume e per rrjedhim jane te gatshem te rrisin shpenzimet, duke i dhene nje shtyse ekonomise. Per me teper, njerezit financiarisht te suksesshem ndikojne ne rritjen e potencialit kreditues te sistemit bankar nepermjet kanalizimit te kursimeve te tyre ne depozita.
Ne kete menyre, vete ata jane me te afte per te patur akses ne kreditimin e sistemit bankar, duke i dhene jete bizneseve te reja qe nga ana tyre sigurojne akoma me shume punesim dhe mireqenie.
Per shumicen e njerezve, te paturit e nje pune dhe te nje rroge, apo te nje pasurie, perben celesin per mireqenien personale financiare. Megjithate, fakti qe ke nje pune, apo qe fiton nje rroge nuk do te thote se zoteroni automatikisht aftesine per te marre vendime te mencura ne lidhje me perdorimin efektiv te parave qe keni.
Eshte kjo pika, ku raporti yne me edukimin financiar vihet para testit te se vertetes. A eshte ky test i kapercyer? Kriza e kredive nenstandarde ne SHBA tregoi se individet ne te shumten e rasteve nuk e kaluan dot kete test. Per rrjedhim, ngarkesa e individeve te thjeshte me borxhe njohu rritje, nderkohe qe aksesi ne kreditim eshte veshtiresuar, duke rezultuar ne nje rrezik te madh per te ardhmen e tyre financiare. Nje analogji e ngjashme mund te behet edhe me kreditimin ne valute ne ekonomite e Evropes Lindore.
Se dyti, edukimi financiar duhet pare si nje e mire publike qe sjell eksternalitete pozitive per shoqerine. Ai jo vetem rrit mireqenien financiare te individeve, por ndikon gjithashtu ne menyre te drejtperdrejte eficiencen e politikave ekonomike te ndermarra nga autoritetet.
Efektiviteti i politikave ekonomike eshte me i madh ne kushtet e pranise se nje publiku te edukuar. Kontrolli i inflacionit dhe aktivitetit ekonomik eshte pothuajse i pamundur ne nje shoqeri qe vuan nga analfabetizmi financiar ose ka kulture financiare te cunguar. Arritja dhe ruajtja e ekuilibrave makroekonomike, realizohet permes instrumenteve te politikes monetare e fiskale. Shoqeria duhet te kete njohuri mbi keto instrumente, t’i kuptoje ato, te vleresoje stimujt e motivimet, dhe t’i pergjigjet atyre ne menyre te pershtatshme.
Roli i rendesishem i sjelljes se individeve ne suksesin e politikave evidentohet qarte ne teorine e “pritjeve racionale”. Intuita e thjeshte mbrapa kesaj teorie eshte se individet racionale i formojne pritjet e tyre mbi te ardhmen, duke perdorur ne menyre optimale te gjithe informacionin qe kane ne dispozicion. Ata do t’i pergjigjeshin cdo informacioni te ri, duke e ndryshuar sjelljen e tyre ne menyre te tille qe te maksimizojne mireqenien.
Ne kete rast, individet “te armatosur” me kulturen financiare do t’i lexonin dhe kuptonin ndryshimet ne politikat ekonomike, dhe do t’i pergjigjeshin atyre ne nje menyre te arsyeshme. Ky mirekuptim reciprok do ta coje ekonomine ne drejtimin e deshiruar. Banka qendrore do t’i pershtate politikat e saj ne pergjigje te sjelljes aktuale te agjenteve. Keta te fundit, do te pershtatin sjelljen e tyre ne perputhje me politiken e bankes qendrore. Ne menyre qe ky nderveprim te ndodhe, si publiku ashtu edhe banka qendrore, duhet qe te flasin te njejten gjuhe dhe ta kuptojne njeri-tjetrin pa keqkuptime. Menaxhimi monetar ka nevoje per kete mirekuptim te dyanshem si dhe per rolin aktiv te individeve. Ne kete menyre, fitohet besimi i publikut, plotesohen objektivat e politikes monetare dhe rritet besueshmeria e saj.
Se treti, do te deshiroja te theksoja se edukimi financiar i individeve krijon shtresa shoqerore me te qendrueshme nga njera ane, si dhe nje sistem bankar me te forte dhe me te sigurte nga ana tjeter.
Edukimi financiar efikas dhe i vazhdueshem ka qene nje nga rruget per miliona individe dhe familjet e tyre, per te arritur objektivat e tyre financiare dhe per te grumbulluar pasuri.
Efekti pozitiv i ketij procesi reflektohet ne nje stabilitet me te madh ekonomik dhe financiar ne te gjithe shtresat e ndryshme te shoqerise. Sistemi bankar ka rolin e tij ne kete proces, kryesisht nepermjet kreditimit te sipermarrjeve ashtu dhe te individeve. Si rregullator, Banka e Shqiperise jep ndihmesen e saj duke siguruar qe bankat te permbushin me perpikmeri dhe ndershmeri te gjithe detyrimet ligjore dhe rregullative ne marredheniet e tyre me klientelen. Nderkohe, keta te fundit ne rastin kur jane te edukuar financiarisht ndihmojne ne zhvillimin e sistemit bankar, nepermjet kerkeses ne rritje per produkte dhe sherbime financiare. Per rrjedhim, rezultati eshte i qarte: efikasitet me i madh, tarifa me te uleta, sherbime me te mira dhe sistem bankar me i shendetshem dhe me i sigurt.
Se katerti, do te doja te theksoja se edukimi financiar, vecanerisht ne kohe, permireson standardin e jetes ne terma afatgjate, perfshire edhe vitet e pensionit.
Ne analize te fundit, arsyeja thelbesore pse nje individ duhet te rrise dijet financiare eshte se ky investim do ta ndihmoje ate te arrije objektivat e veta ne lidhje me administrimin e parase.
Pavaresisht se objektivat personale mund te ndryshojne nga njeri individ tek tjetri, nga kendveshtrimi i edukimit financiar garantohet nje permiresim i standardit te jeteses se shoqerise si dhe rritet besimi ndaj se ardhmes.
Individet e edukuar financiarisht, jane te afte te bejne plane financiare me te shendetshme, qe ne hapat e para te karrieres se tyre. Njohurite qe kane marre, ju krijojne atyre lehtesi per planifikimin financiar te moshes se pensionit, te edukimit te femijeve dhe te akumulimit te pasurise financiare. Keto sjellje individuale, ne dukje te parendesishme sjellin perfitime te medha ne kendveshtrimin kombetar.
Se pesti, do te doja te theksoja se marrja e njohurive financiare nepermjet edukimit eshte nje proces afatgjate, i shtrire ne kohe, ku prania e institucioneve te specializuara eshte e domosdoshme.
Edhe pse ne kohe krizash financiare demet qe pesojne individet jane te medha, perseri ne menyre te pakuptueshme, ata vazhdojne te perfshihen ne krizat qe pasojne. Numri i individeve qe jane familjare me normat e interesit qe perfitojne ose paguajne ne transaksionet financiare eshte akoma i vogel.
E njejta gje mund te thuhet edhe kur flitet per strategjite e investimit, per identifikimin dhe vleresimin e rrezikut financiar si dhe per koncepte te tjera elementare te administrimit te parase.
Shume njerez nuk mendojne ne terma financiare dhe nuk i kuptojne drejte perfitimet dhe kostot qe rrjedhin nga perdorimi i kredise bankare, apo efektet pasurore qe rrjedhin nga pronesia mbi shtepite dhe mjete te tjera te ngjashme te perdorimit afatgjate.
Shkaqet e kesaj sjelljeje jane te kuptueshme dhe lidhen se pari me faktin se pjesa derrmuese e shoqerise i perfiton njohurite ne menyre rastesore, deshtim pas deshtimi, duke shpresuar qe gabimi i radhes te behet mesim per te ardhmen.
Nje menyre per te crrenjosur te mesuarin nepermjet degjimit te rastesishem, eshte futja e koncepteve te leximit financiar heret ne edukimin e cdo femije. Ne kete kontekst, Banka e Shqiperise me krenari do te thosha ka dhene nje kontribut te spikatur. Me lejoni qe shkurtimisht te bej nje ekspoze te punes se bere ne kete drejtim.
Stacioni i pare strategjik i edukimit financiar te ofruar nga Banka e Shqiperise ishte identifikimi i nevojave dhe vendosja e prioriteteve ne trajtimin e tyre. Nga ky kendveshtrim, vleresuam se ishte e domosdoshme hapja “de facto” e vete Bankes se Shqiperise ndaj publikut. Shtimi i komunikimit me tregun dhe pjesemarresit e rendesishem te tij, shpjegimi periodik i vendimmarrjes se politikes monetare dhe balances se rreziqeve ne lidhje me inflacionin dhe stabilitetin financiar, jane disa iniciativa qe i vleresojme si nje proces edukativ shume efektiv.
Me kenaqesi konstatoj faktin se sot kemi:
nje opinion publik i cili krijon pritshmeri ne lidhje me vendimmarrjen tone;
nje sektor mediatik, i cili ka rritur ne menyre te admirueshme kuptimin, interpretimin dhe pritshmerite ne lidhje me vendimmarrjen tone;
nje sektor bankar, i cili lexon sakte dhe reagon me shkalle te larte elasticiteti ne kahun e orientuar prej nesh;
nje oponence publike te kualifikuar, ku Banka e Shqiperise gjen nje pasqyre te opinionit alternativ ne lidhje me vendimet dhe praktikat e adoptuara prej saj.
Nje drejtim tjeter i rendesishem ishte dhe identifikimi dhe shtresezimi i popullates, sipas disa karakteristikave te caktuara demografike, gjeografike dhe kulturore. Per ne, edukimi financiar eshte nje e mire publike, e cila duhet te destinohet per te gjithe. Ne perputhje me eksperiencat me te mira nderkombetare, ne identifikuam si shume te rendesishme edukimin financiar te grupmoshave te reja, duke perzgjedhur jo vetem nxenesit, por edhe edukatoret e tyre. Realizimi ne praktike ka qene nje proces kompleks qe kerkon burime njerezore te kualifikuara dhe burime financiare.
Per kete qellim, edhe slogani i adoptuar prej nesh ka qene shume domethenes: “Edukimi kushton, por nuk ka cmim”. Teknikat e realizmit jane te njohura tashme: kontakt i drejtperdrejte, lojera interaktive qe nxisin imagjinaten e femijeve, kontakt nepermjet nje serie publikimesh me nivel fleksibel veshtiresie, trajnimeve te mesuesve te lendes se ekonomise, si dhe nje tur i vertete vizitash neper shkolla te ndryshme te vendit.
Ne kete drejtim, do te doja te vecoja kontributin e fundit qe Banka e Shqiperise i dha nxenesve te shkollave te mesme nepermjet librit: “Financat personale ne duart tuaja”, nje publikim i ideuar per shkollat e mesme, si pjese e kurrikules me zgjedhje qe bejne nxenesit vete.
***
Edukimi nga vete natyra e tij eshte i pafundem. Ai nuk njeh moshe. Eshte i thelle, i pamatshem, gjitheperfshires. Per kete arsye, me duhet te pohoj se pavaresisht asaj c’kemi bere, mendoj se rruga para nesh eshte akoma e gjate. Banka e Shqiperise gjykon te nevojshme hartimin dhe zbatimin e nje strategjie kombetare per edukimin bashkekohor financiar. Banka e Shqiperise eshte e gatshme t’i bashkohet cdo nisme ne nivel kombetar, e cila do te synonte te promovonte perhapjen dhe depertimin e dijes ane e mbane vendit.
* Fjala e mbajtur dje ne konferencen e 9-te Nderkombetare me teme “Te ndertojme te ardhmen nepermjet kultures financiare”