Malaj: “PS te ndaloje bojkotin me status” Qamil Xhani
Shmangia e bojkotit nga ana e Partise Socialiste duhet te sanksionohet ne dokumentin kryesor te kesaj force politike. Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj ka sugjeruar dje, gjate nje takimi me te rinj dhe shoqerine civile ne qytetin e Fierit, qe ne statutin e PS te shkruhet qarte ndalimi i bojkotit. Per te shmangur perseritjen e ketij fenomeni edhe nga opozita e ardhshme, Malaj ka sugjeruar qe te sanksionohet ndalimi i tij edhe nga forcat e tjera politike. Ne takimin e zhvilluar pasditen e djeshme ne qytetin e Fierit, Malaj ka kerkuar qe te behet nje dallim mes modelit te ri politik qe duhet te aplikone partite dhe kursit te ri te nisur nga kryesocialisti Edi Rama. “Nocioni model i ri politik dallon nga ai i kursit te ri politik. PS-ja duhet te ndaloje me statut dhe ne Rregulloren e Grupit Parlamentar perdorimin e bojkotit te Parlamentit si instrument politik i opozites. Ky standard te jete i detyrueshem edhe per partite e tjera politike. Ajo qe nuk eshte e ndaluar lejohet, kjo eshte nje aksiome jo vetem politike”, tha Malaj. Ne takimin e zhvilluar dje per “Modernizimin e partive politike”, ishin te pranishem dhe ish-drejtues te Partise Socialiste, Rajmonda Stefa, Nazmi Bilani dhe Enver Reci. Malaj ka folur para te pranishmeve te shumte dhe per modelin qe duhet te ndjeke Partia Socialiste dhe partite ne teresi. Ai ka theksuar se duhet te shmanget perqendrimi i pushtetit politik dhe ekonomik ne pak duar dhe t’u krijohet mundesia qytetareve per nje demokraci me te drejtperdrejte. “Demokracia e drejtperdrejte eshte reduktuar ne ekstrem. Ne, qytetaret zgjedhim me voten tone te drejtperdrejte vetem kryetaret e komunave dhe bashkive. Duhet shmangur rritja e perqendrimit te pushtetit politike dhe ekonomik ne pak duar”, tha Malaj. Ai ka kritikuar dhe menyrat e ardhjes ne pushtet te subjekteve dhe individeve te ndryshem. “Ne Shqiperi, po krijohet kasta e njerezve qe bejne gjithcka per te qendruar sa me gjate ne karriget e tyre partiake dhe qeverisese, kjo i ze frymen demokracise, kjo rrit korrupsionin dhe kapjen e shtetit”, tha dje Malaj. Anetari i Kryesise dhe deputeti i PS-se ka folur dhe per qendrimet qe duhet te mbaje kjo force politike ne vazhdim. Ai ka theksuar se synimi kryesor duhet te jete ardhja e PS-se ne pushtet duke rritur besueshmerine e forumeve. “Modelin e ri politik duhet t’a krijoje Partia Socialiste. Ne duhet te rrisim dhe konsolidojme avantazhet tona qe te mund te ndalim sa me pare keq qeverisjen e vendit e ta qeverisim sa me mire kete vend, duke rritur kredibilitetin dhe autoritetin e institucioneve kushtetuese. Kjo rrit shpresen, rrit angazhimin qytetar dhe politik e te gjithe shqiptareve”, u shpreh ai. Malaj ka folur dhe per funksionimin e brendshem te Partise Socialiste, ku ka theksuar dhe nje here shmangien e praktikes se promovimit te mbeshtetesve te kryetarit. Ai u shpreh se anetaret e nje subjekti dhe qytetaret duhet te kene mundesine qe te degjohen per fjalen e tyre. “Ne disa vende europiane po diskutohet te hiqet dore nga listat e mbyllura, nga sistemi politike i besnikeve te kryetareve. Votuesit duan me shume liri te perzgjedhin perfaqesuesit e tyre”, tha ai. Nga ana tjeter, Malaj ka theksuar se opozita dhe Partia Socialiste, si forca kryesore duhet te kete objektiv te saj fitoren ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Viti 2013, per cdo socialist dhe progresist, duhet te jete viti i fundit i qeverise dhe modelit Berisha ne politiken shqiptare”, tha dje Malaj.
Modeli
“Vendi eshte ne nje moment kritik, jo thjeshte per nje kurs te ri politike, por per nje zgjim kombetare, per te ndalur perkeqesimin e lirive te tij politike dhe ekonomike, per te ndalur krizen e tejzgjatur politike, per te krijuar nje model te ri politik”, tha Malaj.
Arsyet pse duhet ndaluar bojkoti ne Kuvend
Ne bashkebisedimin e djeshem me qytetaret, Malaj ka shpalosur dhe arsyet se perse nuk duhet bojkoti i Kuvendit. Ai ka renditur tre argumente qe duhet t’i bejne me te pergjegjshem deputetet per te respektuar institucionin ku jane zgjedhur, por edhe voten e qytetareve. “Se pari, ne u kerkojme voten shqiptareve qe te jemi deputetet e tyre ne Parlamentin e vendit tone. Se dyti, betohemi per te filluar mandatin e deputetit sipas nje formule betimi te perfshire ne Kushtetuten e vendit, ku betimi yne eshte ne raport me vendin tone, jo me partite politike. Se treti, ne perbetohemi publikisht se e duam Shqiperine si gjithe Europa, e verteta eshte qe te gjitha partite e majta dhe te djathta ne Evropen e Bashkuar nuk e perdorin bojkotin si instrument te luftes politike”, tha dje Malaj.