E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlera, vetem Tirana 2,2 miliarde euro

Vetem kompensimi monetar per ish-pronaret e Tiranes do t'i kushtoje qeverise shqiptare dhe taksapaguesve shqiptare nje vlere totale prej mbi 2,2 miliarde euro. Kjo eshte shifra minimale e llogaritur nga siperfaqja prej rreth 22 milione m2 per troje qe ndodhen ne Qarkun e Tiranes. Nese kjo llogaritet me nje cmim mesatar prej 100 eurosh, vlera minimale e trojeve ne Qarkun e Tiranes kap shifren e 2,2 miliarde eurosh. Shifrat e pronave per Tiranen u dhane gjate prezantimit te projektit te hartuar nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi dhe Agjencia per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ne bazes se te dhenave te te gjitha kerkesave per kthim dhe kompensim te pronave te paluajtshme te dorezuara gjate 13 viteve te fundit. Pikerisht per shkak te kesaj fature kaq te madhe financiare, perfaqesuesit e shoqatave te pronareve kerkojne qe qeveria te mbeshtetet ne kompensimin fizik me toka te lira shteterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›