Partia Demokratike miting permbylles ne Bulqize e Peshkopi
Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme mitingje përmbyllëse në Bulqizë e Peshkopi. I pranishëm në këto mitingje, Kryeministri Berisha u bëri thirrje demokratëve, socialistëve dhe qytetarëve pa parti që të bashkohen me votën për Partinë Demokratike në 23 qershor për më shumë mirëqenie, për rritje rrogash e pensionesh, për të çuar më tej Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në mitingun përmbyllës në Bulqizë, Kryeministri Berisha deklaroi se më 23 qershor qytetarët duhet të votojnë për uljen e moshës së pensionit për minatorët në 50 vjeç. Për kreun e qeverisë vota e 23 qershorit duhet të ketë vetëm një destinacion, nurmin 44. Kjo pasi në vlerësimin e tij, ajo që ofron modeli i PS është vetëm votë kundër qytetarëve, ndryshe nga modeli i së djathtës, i cili përfaqëson vetëm progresin drejt anëtarësimit në BE. “Modeli i Partisë Socialiste është modeli i ndasive të qytetarëve, modeli i pallateve 5-katëshe. Rama që fsheh pasurinë dhe të ardhurat e tij do të thotë që ka frikë nga ligji e nga pasuria e tij”, vuri në dukje Berisha. Kryeministri garantoi se në sajë të reformave do të bëhet e mundur që dhe rroga mesatare ne vend do të bëhet në 350 dollarë.
Në fjalën e tij, në mitingun përmbyllës në Peshkoi, kreu i qeverisë radhiti disa nga projektet kryesore të mandatit të ardhshëm qeverisës. Sipas tij, rroga e arsimtarëve do të jetë e 700 dollarë, paga minimale 350 dollarë, pensioni minimal 150 dollarë, ndërsa ndihma ekonomike do të ketë rritje me 50%.
“Përpara për trefishimin e grandeve për fermerët, për një infrastrukturë moderne, për më shumë mirëqenie, për një sistem modern të vaditjes. Ftoj çdo socialist të bashkohet me ne, sepse e bashkon përpjekja jonë për punësim, për mirëqenie, për përfundimin e rrugës së Arbrit sa më shpejt. Shoku i autobusit mavi ka votuar tre vjet kundër tunelit të rrugës së Arbrit. Nuk flet kurrë për rritje rrogash pensionesh e të ndihmës ekonomike. Nuk flet kurrë për uljen e papunësisë. Sepse modeli i tij nuk denjon asnjërin prej jush, modeli i tij është modeli i pasurimit të qeveritarëve”, vuri në dukje Kryeministri Berisha.