E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Bojkoti i opozites, s'pengon integrimin ne BE

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, u shpreh dje nga Sllovenia se bojkoti i opozites, nuk duhet te demtoje procesin e afrimit te vendit me Bashkimin Evropian. I ndodhur ne Slloveni per nje vizite zyrtare, kreu i shtetit, reagoi edhe mbi bojkotin e opozites ne Kuvend dhe komisionet parlamentare, duke theksuar se shpreson qe dialogu politik me opoziten do te krijohet se shpejti. "Demokracia eshte funksionale ne vendin tim, mendoj se bojkoti i opozites nuk duhet te kete ndikim ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian",-tha Presidenti Topi. Sipas tij, nuk ka ndonje element qe mund te pengoje integrimin e Shqiperise ne BE, se demokracia eshte duke funksionuar dhe se institucionet po konsolidohen. "Une nuk mendoj se ka ndonje element qe mund te pengoje integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian",-tha me tej Topi, teksa ka vleresuar se tashme jane pershpejtuar ritmet per integrimin ne strukturat evropiane. Me kete qendrim, Topi ritheksoi faktin se bojkoti i opozites, nuk po pengon procesin e integrimit te vendit dhe madje u shpreh optimist, se shume shpejt do te gjendet dialogu mes paleve. Qendrimin per opoziten, kreu i shtetit, e beri te ditur gjate konferences per shtyp qe dha pas takimit me Presidentin slloven, Danilo Tyrk. Gjate takimit, dy presidentet theksuan si te nevojshem, zhvillimin e marredhenieve dypaleshe ne fushen politike, ekonomike dhe fusha te tjera, si turizmi apo infrastruktura. "Shqiperia eshte ne rruge te mbare. Sapo eshte bere anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut, ne prill te vitit 2008 dhe eshte ne udhen e integrimit te saj ne strukturat evropiane", vleresoi Presidenti slloven Tyrk. Nga ana e tij, Presidenti Topi, theksoi se Shqiperia eshte nje vend i cili po ben perdite nje perparim te dukshem qofte nga pikepamja e ndertimit te institucioneve, edhe ne ndertimin e shtetit te se drejtes, e forcimit te ekonomise. "Une jam i bindur qe kjo vizite do te rrise ndjeshem edhe komunikimin ne shume nivele, jo thjesht midis dy presidenteve, midis kryeministrave, midis ministrave te Jashtem, por edhe ne nivele te tjera, sepse do te jete e mundur nje levizje me e mire e shqiptareve ne rajon", theksoi Topi. Sipas tij, sot Shqiperia ka nje sfide perpara dhe beson se Sllovenia eshte e ndjeshme dhe do ta ndihmoje Shqiperine ne procesin e liberalizimit te vizave. "Shqiptaret e kane ndjere me shume se kushdo tjeter izolimin. Sot eshte nje kohe tjeter. Eshte nje ere e re. Shqiptaret jane jo vetem konsumues te demokracise, por jane duke luajtur edhe nje rol te dukshem konstruktiviteti ne rajon dhe ne marredhenie bilaterale", vijoi Presidenti Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›