E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vllaznia-Partizani në RTSH, Bajrami: Kemi mësuar nga gabimet, synojmë 3 pikët

Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini është i skualifikuar edhe për ndeshjen kundër Partizanit, prandaj në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër “të kuqve”, ka folur mbrojtësi Melos Bajrami. 23-vjeçari i kuqebluve thekson se skuadra ka lënë pas krahëve humbjen e fundit përballë Dinamos dhe se Vllaznia synon rikthimin te fitorja ndaj Partizanit.

“Është një sfidë që e kemi përgatitur gjatë gjithë javës, jemi gati për ndeshjen e nesërme, besoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe po e presim me padurim. Ka qenë një humbje që na ka dhembur, por nga çdo humbje e merr një mësim dhe kemi mësuar që ato gabime mos ti bëjmë më. Kemi pasur kohë gjatë kësaj kohe dhe tani jemi të bindur që do të bëjmë më mirë në situata të caktuara. Strategjinë do e lemë te ndeshja, jemi fokusuar dhe kemi analizuar të gjitha pikat e tyre, besoj jemi të gatshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Egnatia dhe Partizani janë  rivalët më të fortë të Vllaznisë. Nuk e kam problem pjesën e formacionit, do mundohem ta bëj punën siç ma kërkon trajneri. Si ekip i vlerësojmë të gjitha njësoj, do jemi të fokusuar 100% dhe të marrim fitoren”, ka thënë mes të tjerash mbrojtësi i Vllaznisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›