Vllaznia, “beteja” e parë shqiptare në Europë

Dash Frashëri
Vllaznia, skuadra e parë nga katër ekipet shqiptare që marrin në tre kompeticionet europiane të klubeve, do të luajë sot në Zagreb (ora 17:30) ndeshjen e parë kundër ekipit kroat NK Zagreb, me shpresën se do të arrijë një rezultat pozitiv, qoftë ky dhe barazimi me skuadrën që u rendit e treta në kampionatin kroat, në të njëjtin vend që zunë dhe shkodranët në atë shqiptar. Optimizmi i Josës Skuadra shkodrane, që merr pjesë për herë të tretë në Kupën Intertoto nga viti 2000, zhvilloi një fazë përgatitore me tone "emergjente", parë edhe pushimin e shkurtër midis mbylljes së kampionatit dhe ndeshjes së parë zyrtare kundër skuadrës kroate. Formacioni i Mirel Josës madje nuk arriti të zhvillojë as dhe një ndeshje testuese, përvec atyre brenda grupit. Merkatoja e presidentit Valter Fushaj për sfidën me kroatët e trajnerit më të dytë më të vlerësuar në Kroaci, Blazevicit (armik i përjetshëm i Baricit), përmblidhet në emrat e sulmuesit gjirokastrit Arlind Nora, ish-sulmuesit të Elbasanit, shkodranit Albert Kaci dhe kamerunasit të Luftëtarit, Rustand Simo. Vllaznia, edhe pse kreu një nga blerjet më të bujshme në merkaton e verës, rekrutimin e golashënuesit më të mirë të Shqipërisë, Vioresin Sinani, nuk mundi ta përfshijë dy herë "Këpucën e artë" në grupin anti-Zagreb, për shkak të angazhimit të Sinanit me Tiranën në Ligën e Kampioneve. Josës do t'i mungojë në Zagreb edhe sulmuesi i Kombëtares U-21, Xhevair Sukaj, për shkak të mospajisjes më vizë kroate. Strategjia e skuadrave udhëtuese në ndeshjet me sistem eliminimi është mospësimi apo pësimi i sa më pak golave. Me një rreshtim me tre mbrojtës me përvojë të madhe ndërkombëtare: Suad Lici, Rezart Dabulla dhe Admir Teli, trajneri Josa mund t'ia arrijë duke llogaritur edhe eksperiencën e vyer të një portieri veteran si Armir Grima. Gilman Lika, Franc Ahi, Rustand Simo dhe Safet Osja do të përbëjnë kolonën e mesfushës, ndërsa sulmi pritet të besohet Klevis Dalipit, i mbështetur nga krahët nga Arlind Nora dhe Albert Kaci. Cinizmi i Blazevic Nëse deklaratat e Mirel Josës janë të kursyera dhe të shoqëruar me një ton të lehtë optimizmi (si pjesë e strategjisë së motivimit të lojtarëve), ato të homologut të tij kroat janë diametralisht të kundërta: mendjemadhe dhe cinike. Trajneri i NK Zagreb, Miroslav Blazevic, e konsideron një ndeshje të lehtë përballjen me Vllazninë. Në një intervistë për UEFA.com, të dhënë para pak ditësh, tekniku kroat ka treguar forcën e skuadrës së tij. "Ne kemi katër lojtarë në përfaqësuesen e Kroacisë dhe duke përfshirë edhe dy futbollistë të tjerë me Bosnjën, mendoj se gjashtë lojtarë që luajtën në kombëtare do të jenë të mjaftueshëm për të kaluar turet deri në Kupën UEFA", ka thënë Blazevic. Trajneri është një figurë e njohur e futbollit kroat, pasi ka qenë më parë edhe drejtues i skuadrës përfaqësuese të Kroacisë në Kupën e Botës 1998. "Kemi një skuadër shumë të mirë, nga e cila pres shumë rezultat. I vetmi problem është fakti që lojtarët nuk kanë shumë përvojë në Kupat e Europës. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk do bëjnë shumë shpejt më të mirën dhe maksimumin për ekipin", - ka përfunduar Blazevic. Në ndeshjen miqësore me përfaqësuesen e Arabisë Saudite të zhvilluar në Ankara të Turqisë, NK Zagreb humbi 4-2. Golat u për kroatët shënuan nga Lovrek, i cili realizoi golin e parë të takimit (8') dhe të fundit (78'). Mesfushori 28-vjecar Krunoslav Lovrek realizoi 12 gola në kampionat. Turi i parë 23.06.2007 Sant Julia-Slavia Tobol-Zestaponi Valur-Kork Zagreb-Vllania Achnas-Makedonia Baku-Dacia Diferanxh-Slovan Hamarbi-KI Kliftonvil-Dinaburg Shahktyor-Ararat 24.06.2007 Gloria-Grbalj Birkirkara-Maribor Vetra-Laneli Honka-TVMK Ndeshjet e kthimit, më 30 qershor dhe 1 korrik 2007. Ndeshja Vllaznia-Zagreb do të luhet në Shkodër, më 30 qershor, ora 20:00. Bilancet ndërkombëtare të klubeve NK Zagreb Klubi kroat, i themeluar në vitin 1903, ka zhvilluar 14 ndeshje ndërkombëtare, duke arritur 5 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Golaverazhi i përgjithshëm: 17 gola të shënuar, 17 gola të pësuar. Në Kupën Intertoto NK Zagreb ka zhvilluar 8 ndeshje: 1 fitore, 4 barazime, 3 humbje. Golat: 6-8 Vllaznia Skuadra shkodrane, e themeluar në vitin 1919, ka zhvilluar 26 ndeshje ndërkombëtare. Bilanci i kuqebluve në tri kompeticionet europiane të klubeve është: 7 fitore, 1 barazim dhe 16 humbje. Golat: 23-4. Në Kupën Intertoto Vllaznia ka zhvilluar 6 ndeshje: 2 fitore, 0 barazime, 4 humbje. Golat: 7-10 Sondazhi: NK Zagreb-Vllaznia Në një sondazh të publikuar në faqen kroate prva-hnl.hr në lidhje me ndeshjen, pyetjes se kush e fiton takimin NK Zagreb-Vllaznia, 81% e votuesve (kroatë sigurisht) besojnë se NK Zagreb do të fitojë, ndërsa 19% prej tyre shprehin preferencën e tyre për një fitore të Vllaznisë. Kalendari Ndeshjet e raundit të parë të Kupës Intertoto, ku marrin pjesë ekipe nga 28 vende, të ndara në 14 cifte, do të zhvillohen më 23-24 qershor 2007 dhe ato të kthimit më 30 qershor - 1 korrik 2007. Ndeshjet e turit të dytë, ku marrin pjesë 30 ekipe, zhvillohen më 7-8 korrik (të vajtjes) dhe ato të kthimit më 14-15 korrik. Gjyqtarët I Takimi NK Zagreb-Vllaznia do të drejtohet nga një treshe gjyqtarësh turq, me kryesor Kudusi Myftyoglu. Ndihmës të tij janë Bahatin Duran dhe Serkan Ok, po nga Turqia. Gjyqtari i katërt, si zakonisht, caktohet vendas dhe ky është kroati Zheljko Grëgec. Ceku Miroslav Liba është vëzhgues i gjyqtarëve nga UEFA. Gjyqtarët II Edhe për ndeshjen e kthimit në Shkodër janë caktuar gjyqtarët. Kryesor do të jetë maltezi Jozef Atard, i cili ka drejtuar në Shkodër ndeshjen Shqipëri-Slloveni (0-0). Ndihmës të tij janë Ingmar Spiteri dhe Eduard Spiteri, po nga Malta. Vëzhguesi i gjyqtarëve nga UEFA është qiprioti Kristakis Skapoulis. Rruga Fituesi i ciftit NK Zabgreb-Vllaznia (ose Kroaci-Shqipëri), e kodifikuar me numrin 2, do të përballet në raundin e dytë të Kupës Intertoto me një ekip nga Turqia. Nëse skuadra shqiptare (Vllaznia) do të kualifikohet për në raundin e tretë, do të përballet me fituesin e ciftit Bosnjë/Andora-Rumani.