Kalderon: “Kapelo? Nuk garantoj”

"Nuk garantoj për të ardhmen e Kapelos. Do të vendosë bordi drejtues i Realit në mbledhjen e javës së ardhshme", -deklaroi presidenti i Realit të Madridit. Lamtumira e teknikut italian duket e mundshme, por për momentin mungon konfirmimi zyrtar. "Kapelo arriti objektivat që i kishim vendosur, por nuk e di nëse do të qendrojë", - tha Kalderon për gazetën "Marca".