E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Henry në Barcelona për 24 milion euro

Lajmin qe para disa javeve e paraqiste te sigurte Laporta e konfirmoi sot zyrtarisht edhe Thierry Henry. ''Une zgjodha Barcelonen dhe te Henen do ti kryej kontrollet mjekesore'' - deklaron ish-lojtari i Arsenalit per te perditshmen franceze L'Equipe. Te premten (dje) u morem vesh qe te nenshkruajme te Henen ne Barcelone.
'' E zgjodha Barcelonen per lojen e saj te bukur, historikun e saj dhe stadiumin''.
''Jam i merzitur qe largohem prej Arsenalit, nuk me ka shkuar ndermend se gjerat do te rrjedhin ne kete drejtim mirepo jam i pergaditur per nje sfide te re''.
Shuma e transferimit eshte 24 milion euro.
Lajmin sot e ka konfirmuar edhe siti i Arsenalit www.Arsenal.com

Pak histori

Për Henrinë, 29 vjec, dhe që luante qysh nga korriku i vitit 1999 me Arsenalin bëhet fjalë për transferimin e fundit të madh. Tieri largohet nga Londra me titullin e golashënuesit më të mirë në historinë e klubit: 226 gola në 396 ndeshje. Me Arsenalin, francezi arriti dy tituj kampionë të Anglisë (2002 dhe 2004) si dhe tre Kupa të Anglisë (2002, 2003, 2005). Henri humbi dy finale në kupat e Europës: Kupën UEFA kundër Gallatasarajit në vitin 2000 dhe Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës në vitin 2006.
Te blaugranasit, Tieri Henri do të mbajë numrin 14 që mbante dhe te Arsenali. Një numëër mitik te Barca. I përkiste Johan Krujfit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›