Vllaznia, firmosin Shtubina e Raboshta

Ndricim Shtubina, lojtari i ri, i cili pjesën e parë të sezonit të kaluar luajti për fanellën e Adës së Velipojës dhe të dytën me Skënderbeun, firmosi një kontratë 3-vjecare me Vllazninë. Edhe sulmuesi 18-vjecar Jasmin Rraboshta (3 gola në sezonin e fundit) firmosi me kuqeblutë shkodranë. Të hënën firmën në kontratë e hodhi edhe lezhjani Dritan Smajli. Ende në dilemë është e ardhmja e kongolezit Sasha Delain. Trajneri Agim Canaj do të nisë edhe një seleksionim të lojtarëve të rinj për të parë elementë me perspektivë.