Pos t- Polonia, Han: Loja erdhi ne rritje

Shqipëria humbi testin e parë me Poloninë (1-0, gol i Zuravskit në minutën e 3-të), por trajneri Han në premierën e parë të tij kundër një ekipi kombëtar mbeti në përgjithësi i kënaqur. "Loja jonë erdhi në rritje, ndryshimet e bëra dhanë efektin e duhur. kam ankesa për pësimin e golit, pasi lojtarët u treguan të pasigurt. Me Poloninë kemi bërë gabime të panevojshme".
CURRI – "Pësimi i golit ishte një moment që na zuri në befasi. Mbrojtja ishte përbërë nga lojtarë shumë të rinj dhe të improvizuar".
VANGJELI – "U gjendëm të papërgatitur te goli, na zuri në befasi. Në pjesën e dytë ekipi e rriti lojën. Donim të luanim sa më hapur dhe të ishim sa më të rrezikshëm në sulm".
SALIHI- "Për ndeshjen jam i kënaqur. Krijuam volum loje dhe raste për shënim. Luajtëm si të barabartë ndaj një ekipi që do të luajë në finalet e Euro 2008".
DURO- "Duhet të ishim të treguar më të kujdesshëm. Për të gjithë lojtarët vlejti shumë ky takim. Gjithcka përvec rezultatit ishte pozitive për ne".
CANA – "Fatkeqësisht pësuam gol shumë shpejt, sice kemi zakon. Më pas polakët u mbyllën dhe krijuam pak hapësira. Gjëja më pozitive ishte mentaliteti i lojtarëve, dëshira që të bashkëpunojnë me grupin".
BOGDANI – "Nuk ishte i rëndësishëm rezultati, pasi ishte një miqësore ku trajneri dëshironte të provonte të gjithë lojtarët. Duhet të shohim anët pozitive, pasi ndeshjet e rëndësishme fillojnë në shator".