E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isli Hidi, shfaqet Alki ne Qipro

Isli Hidi, portieri i Krivbasit në kampionatin ukrainas, njëherësh edhe portieri që luajti në miqësoren e Kombëtares shqiptare në humbjen me Poloninë, është shuëm pranë kalimit në kampionatin qipriot. Pas AEL Limasol, është Alki që interesohet për ish-portierin e Tiranës.
Hidi është lojtar i lirë dhe kostoja e transferimit të tij është zero, ndërkohë që menaxheri i tij është diskutuar kushtet e kontratës me klubin e kategorisë së parë qipriote. Në Qipro luan edhe portieri Arjan Beqaj, mesfushori i majtë Altin Haxhi, e së fundi edhe Klodian Duro nënshkroi për Omonian. Trajner portierësh me AEL Limasol është Foto Strakosha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›