E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia i sjell Dinamos "kuroren" ne Tirane

Ashtu si nje edicion me pare, edhe kete vit Vllaznia pritet te jete skuadra qe do te konfirmoje kampionen e sezonit. Dinamos do t'i mjaftoje e njejta diference me Besen e vendit te dyte, pas ndeshjeve te javes, per t'u kurorezuar zyrtarisht kampione e sezonit 2009-2010, edhe pse faktikisht titullin e ka siguruar para se te niste faza e trete e kampionatit. Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca ka disa jave qe pret perfundimin e kampionatit, duke qene se e siguroi objektivin shume me shpejt, nga cfare parashikohej. Pas tre sezoneve, me tre faza, kete vit kampionati nuk u mbyll me ndeshje finale. Dy vite me pare Dinamo u shpall kampione, pas fitores qe siguroi ne ndeshjen direkte me Partizanin, ne javen e fundit te kampionatit. Nje vit me pare Tirana u shpall kampione, ne triumfin ndaj Vllaznise, ne ndeshjen e fundit te kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›