E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, jashte me e forte se Tirana

Aranit Muraci

Tirana udheton kete jave drejt Vlores, me synimin per te marre maksimumin e pikeve, me shpresen se Vllaznia do te ndalet ne Ballsh dhe ne javen e fundit dy ekipet ne fjale do te diskutojne kuroren e dimrit. Flamurtari nuk humbet qe nga java e dyte, ne fushen e tij, kur mundi minimalisht, 1-0 Elbasanin e Mirel Joses. Nderkohe, Tirana nuk fiton jashte fushes se saj, qe kur fitoi ne javen e katert 2-0, ndaj ekipit te Apolonise. Bardheblute kane shenuar dy fitore jashte fushes, madje nje ne fushe asnjanese me Teuten ne Shijak, ne javen e dyte te kampionatit. Pas uljes ne stol te Agustin Koles, Tirana ka mundur te fitoje dy ndeshjet e fundit, ndaj Apolonise ne kampionat, 3-0, dhe ne mesjave ne ndeshjen e kthimit per kupe bardheblute munden thelle 5-0, ekipin e Lushnjes. Pritet me interes sfida ne Vlore, ku trajneri Agustin Kola ka sqaruar se do te jete ndeshje e veshtire.

E perbashket eshte se edhe Bylis nuk mundet ne shtepi, ashtu sikurse Flamurtari, qe nga java e dyte e kampionatit. Ballshiotet njohin vetem nje humbje ne Ballsh, ne javen e dyte, kur i mundi Besa, 3-2. Pas humbjes se ndeshjes se trete radhazi, ballshiotet larguan ne ate kohe nga stoli i skuadres se tyre, trajnerin Faruk Sejdini. Nen drejtimin trajnerit aktual, Hysen Dedja, Bylis nuk eshte mundur asnjehere ne fushen e tij. Por ndryshe nga Tirana qe ka kohe qe nuk fiton ne transferte, Vllaznia nga ana e saj i ka tatuar ndeshjet e fundit jashte. Ne Fier dy jave me pare kuqeblute triumfuan perballe Apolonise, 2-1 dhe ne dy ndeshje e tjera jashte fushes se tyre ata kane barazuar me Tiranen ne "Qemal Stafa" dhe kane mundur thellesisht Lushnjen, 4-1, ne "Roza Haxhiu". Gjate pjeses se pare te ketij sezoni, Vllaznia fitoi 0-1 edhe me Partizanin ne Tirane. Edhe pas javes se parafundit te pjeses se pare te ketij sezoni, Vllaznia e ka te sigurt vendin e pare dhe Tirana vendin e dyte. Por ne rast se keto ekipe nuk fitojne jashte, atehere ka te ngjare qe te shtohet rivaliteti dhe do te mjaftoje nje fitore e Teutes. Por edhe Dinamo qe luan ndaj Lushnjes ne kryeqytet, ne rast se gabojne kryesuesit, ka shanse te afrohet ne krye. Dinamo synon te arrije objektivin final, qe ta mbetet sa me prane kreut, ne prag te Vitit te Ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›