Pikture dhe pllakate
nga Franc Ashiku
Artisti Franc Ashiku ka ekspozuar kete mesjave 60 pune ne Galerine Zeta (Perballe Librit Universitar) ne Tirane. Artisti shkodran i ka sjelle ato ne pikture dhe pllakat. Sfida e autorit eshte pllakati dhe veprat jane te nje periudhe qe rrokin 40 vjet 1957-1997. "Nuk ka te beje me ndonje fenomen te kundershtimit te regjimit diktatorial, keshtu qe nuk merr persiper t'i veshe breroren e arte te disidences nje personazhi artistik, sesa te vleresoje si te cmuar kontributin e ketij personazhi ne gjinine e pllakatit, duke e konsideruar nje pionier te kesaj fushe", thuhet nga Zef Paci.. Ne ekspozite jane dhe punet e fundit te autorit, kryesisht ato te viteve te fundit, te bera pa metimin e ekspozimit dhe te permasave te vogla e intime. Ka nje lloj nostalgjie per qytetin e paradiktatures me motivet e ritmet e veta, me nuse qe ngjajne me flutura mendafshi apo kermij qe endin e bartin me vete ngado shkojne pajen e tyre. "Ato kane nje stilizim here dekorativ e here plot atmosfere qe e gjen ne ngjyrat e petkave te grave shkodrane e stolisjeve me motive te arkave te nuseve e te krejt mjediseve ku banojne, duke evokuar permes dyerve me hark, luleve e zogjve, situata enderrimtare. Ketu gjenden punet "publike" e "private" te autorit si per te vene prane dy realitete e dy kohe brenda botes se nje artisti"- shkruan Zef Paci.