Botime te reja
Piro Misha, prezanton ne
BK: "ARRATISJA
NGA BURGJET E HISTORISË"
Autori i njohur i publicistikes sjell nje liber esesh per figuren e shqiptarit sot dhe ne te kaluaren. Pak a shume ideja e tij mundohet te hedhe drite mbi ate cfare do te thote qe sot te jesh shqiptar
Publicisti Piro Misha, do te jete i gatshem per publikun diten e sotme ne Biblioteken Kombetare, tek salla American Corner per te prezantuar librin e tij "ARRATISJA NGA BURGJET E HISTORISË". Ajo eshte botuar nga ana e shtepise Botuese Toena dhe eshte nje permbledhje me ese e studiuesit dhe publicistit me nentitull "C'do te thote sot te jesh shqiptar". Autori meton qe ajo eshte nje ftese per debat ne lidhje me identitetin e shqiptarit ne shekuj dhe gjendjen aktuale te zhvillimeve sociale e ne menyre te vecante intelektuale ne boten shqiptare. Ky botim permbledh nje numer esesh te autorit, te cilat trajtojne aspekte themelore te identitetit shqiptar dhe analizojne problematikat e mprehta te tranzicionit post-komunist ne Shqiperi.
Eseja e gjate "Arratisja nga burgjet e historise" eshte nje veteshqyrtim i thelle, provokues dhe shumeplanesh i procesit te formimit dhe zhvillimit te identitetit shqiptar. Qasja historike nga njera ane dhe ajo problematike nga ana tjeter i japin mundesi autorit jo vetem te shtroje pyetje te veshtira, por edhe te jape pergjigje kurajoze. Jane pyetje qe shpesh hezitojme t'ia bejme vetes, por edhe pergjigje qe me se shumti preferojme t'i shmangim.
C'do te thote sot te jesh shqiptar? Si ka ndryshuar perfytyrimi qe kemi per veten? C'efekt kane pasur zhvillimet e ngjarjet traumatike te viteve te fundit ne mitet, simbolet, kujtesat apo vlerat qe lidhin se bashku nje popull, i cili, pas nje izolimi aq te gjate nga bota e ka te veshtire te krijoje nje imazh per veten? ...Perse valle kemi mbetur kaq prapa nga popujt qe na rrethojne? ...Ku po shkojme? ...Perse nder te gjithe vendet ish komuniste te Evropes pikerisht Shqiperia pati (dhe vazhdon te kete) tranzicionin post-komunist me te veshtire?
Libri ka nje karakter polemik dhe shpreh pikepamjet dhe qendrimet e autorit ne lidhje me ceshtjet dhe temat qe trajtohen ne liber. Orientimi konstant pro-perendimor i autorit eshte i dukshem ne te gjitha shkrimet qe perbejne librin-ese dhe eshte ne kundershtim me autore, teza dhe projekte qe hapur ose ne dukje bien ndesh me identitetin evropiano-perendimor te shqiptareve.
Ceshtjet e identitetit te shqiptareve autori i sheh jo vetem ne prizmin historik, por edhe ne prizmin aktual, dhe per me teper ne prizmin perspektiv. Ne loje eshte ne te vertete problemi i orientimit te ardhshem gjeopolitik te shqiptareve, eshte shpjeguar ne deklaraten per shtyp te Shtepise Botuese TOENA.