Besa, nga zhgënjimet te largimetBesa do të luajë dy javë ferri me dy kryesuesit, fillimisht me Vllazninë në Shkodër(java 29) dhe pastaj me Tiranën (java 30). “Sikur të merrnim katër pikë nga dy ndeshjet, vendi i katërt do të ishte yni”, - tha p

Shanset teorike për të kapur vendin e katërt janë ende në lojë, por presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, e konsideron të dështuar sezonin për verdhezinjtë.
ZHGËNJIMI
“Kam investuar shumë, por jam totalisht i zhgënjyer”. Besa u eliminua nga Kupa e Shqipërisë nga Shkumbini (autogol i Ishkës), ndërsa në kampionat kur duhen edhe pesë javë për t’u luajtur ndodhet në vendin e gjashtë, me 39 pikë, 5 pikë larg Shkumbinit të vendit të katërt (44).
JAVE FERRI
Besa do të luajë dy javë ferri me dy kryesuesit, fillimisht me Vllazninë në Shkodër(java 29) dhe pastaj me Tiranën (java 30). “Sikur të merrnim katër pikë nga dy ndeshjet, vendi i katërt do të ishte yni”, - tha Bizhdili.
LARGIMET
Lojtarët e Besës kanë dy muaj pa marrë rrogat, dhe sipas bosit të verdhezinjve, ata nuk do të paguhen deri në përfundim të sezonit. Deri tani janë larguar nga Besa shtatë lojtarë: Enkel Alikaj (i transferuar te Teuta) Bledar Mancaku, Arbër Abilialiaj, Edlir Tetova (të tre të përjashtuar), Bilal Velia, Driton Krasniqi, Suad Zendeli (të tre të larguar më dëshirën e tyre).
E Merkure, 22 Prill 2009