E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia kthesa vjen nga mbrojtja Porta e paprekur prej 5 ndeshjesh

Permiresimi Reparti difensiv i ndertuar nga tekniku Josa eshte garancia per ecurine pozitive

Muaji i pare i punes se Mirel Joses ne stolin e Vllaznise ka qene mjaft pozitiv. Edhe pse periudha e paket qe ka pasur ne dispozicion te punoje me skuadren nuk lejon te behen bilance te sakta dora e trajnerit tiranas eshte e dukshme. Skuadra ka ndryshuar ne loje dhe ne mentalitet ndersa shkodranet kane regjistruar rezultate te njepasnjeshme pozitive ne kampionat dhe ne Kupen e Shqiperise. Gjithcka ka nisur nga mbrojtja e cila po shnderrohet ne piken me te forte te ekipit.
Tekniku mori drejtimin e kuqebluve me 25 tetor duke zevendesuar malazezin Mojash Radonjic dhe levizja e pare drejt suksesit ka qene besimi te senatoret e skuadres. Strategjia per ti besuar plotesisht Sinanit Kacit Belishes amp Co. ka dhene menjehere efektet e deshiruara. Ne momentin e emerimit te Joses Vllaznia renditej ne vendin e gjashte ne kampionat me 11 pike te grumbulluara ne 89 jave. Pas humbjes 1-3 me Flamurtarin java e nente e Superiores ne debutimin ne Loro Borici shkodranet nisen kthesen e madhe tri rezultate radhazi pozitive ne kampionat ndash mes te cilave dy fitore me Elbasanin dhe ne fushen e Tiranes por edhe nje barazim ne fushen e Bylisit ndash si edhe dy fitore ne Kupe me Terbunin dhe me pas ne sfiden e pare te 1/8-ve ne Elbasan. Tashme skuadra renditet e pesta ne Kategorine Superiore me 18 pike kuote e njejte si Tirana e vendit te katert dhe eshte pothuajse e kualifikuar ne cerekfinalet e aktivitetit te dyte per nga rendesia ne vend. Megjithate ajo qe spikat mbi te gjitha eshte garancia qe Vllaznia po tregon ne mbrojtje. Ne pese ndeshjet e fundit kuqeblute kane arritur ta mbajne te paprekur porten qe pas demtimit te gardianit titullar Mirosllav Vujadinovic tashme i eshte besuar veteranit Armir Grima. Me 7 pike te marra ne kater sfidat e fundit ne kampionat shkodranet jane prane objektivave sezonale ku kerkohet sigurimi i nje bilete ne kupat e Europes. Nje tjeter rruge per te luajtur ne Europa League eshte edhe Kupa por trajneri Josa ka preferuar ti perkushtohet punes dhe te pakten per momentin te mos flase per fitim trofesh. Sipas gjasave ecuria pozitive e skuadres pritet te vazhdoje pasi ne fundjave Vllaznia pret ne shtepi Kastriotin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›