Vllaznia lakmon kupen, Besa e nis javen pa trajner
Aranit Muraci
Problemet e javes se fundit qe kane shoqeruar Besen e Kavajes pritet te favorizojne ekipin e Vllaznise ne finale te Kupes se Shqiperise. Trajneri i Beses, Shpetim Duro eshte larguar nga stoli pas barazimit 1-1, me ekipin e Tiranes dhe nje jave para finales se 9 majit kavajasit do te emerojne nje trajner te ri, ne stolin e tyre. Por kjo levizje ka favorizuar skuadren shkodrane. Futbollisti Smajli thekson se Vllaznia, pavaresisht rivalit te forte, ka ne duar fatet e sezonit per t'u kurorezuar me nje trofe. - "Fitorja ne finale te Kupes se Shqiperise do te ishte shperblimi i duhur per ekipin tone dhe tifozet," - tha Smajli. - "Skuadra jone ka fituar ne javet e fundit motivin e duhur per t'ia dale mbane ketij qellimi. Do te shkarkojme te gjitha baterite ne finale, per te fituar ndaj nje kundershtari qe gjithsesi mbetet teper i forte." Nen drejtimin e trajnerit Edi Martini, Vllaznia ia ka dale qe te siguroje mbijetesen mes me te mirave te Superiores dhe kjo jave do te perkushtohet ne pergatitje te finales. Skuadra shkodrane, teksa po kalon nje moment te mire, do te nise sot pergatitjet per finalen, me moral me te larte se kundershtari dhe pretendon te marre pjese ne Europa Lige, objektiv qe kalon nga suksesi i kupes. Besa rivalizoi per dy faza me radhe dhe me nje grup te konsoliduar u rreshtua si nje ekip pretendent ne dy fronte, por problemet e kane shoqeruar gjate ndeshjeve te fundit dhe nje jave para finales, presidenti Bizhdili vendosi qe te shkarkoje trajnerin Shpetim Duro. Trajneri Duro, i cili drejtoi nga fillimi i ketij sezoni nuk do te kete asnje mundesi per te gezuar ndeshjen me te rendesishme te ketij edicioni. - "Jam shkakruar me nje sms," - deklaroi trajneri kavajas, ndersa presidenti i skuadres Nexhat Bizhdili e ka motivuar largimin e trajnerit, me faktin se ai kaloi "kompetencat" dhe nuk po e drejtonte skuadren si duhej ne javet e fundit. Kesisoj, sot para finales skuadra kavajase pritet te nise pergatitje me trajnerin e ri te ekipit dhe levizja, pavaresisht kostos konsiderohet pozitive ne kampin kavajas. Presidenti i Beses pas emerimit te trajnerit do te kerkoje ekipit, ne prezantimin e pare, qe te perkushtohet per te sjelle trofeun e munguar, ne Kavaje.