E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musta: Kamza e meriton vendin qe mban ne kampionat

Kamza ndodhet prane nje momenti historik. Skuadra e Kamzes ka mundur te fitoje ndaj kryesuesve te kampionatit, Bylisit dhe me kete fitore ka arritur te ruaje vendin e trete ne kampionat, me pike te barabarta me Elbasanin e vendit te dyte. Dy jave para perfundimit te kampionatit te Kategorise se Pare, Kamza ndodhet shume prane realizimit te objektivit. Trajneri i Kamzes, Perlat Musta deklaroi se ngjitja e Kamzes ne Kategorine Superiore ishte objektivi i skuadres para se ai te merrte drejtimin dhe aktualisht grupi garanton permbushjen e synimit final. - "Kamza ka zhvilluar ndeshje te bukura dhe ka arritur me merite ne vendet e para," - tha Musta. Fitorja me Bylisin, ne javen e fundit provoi edhe nje here se sa me perkushtim po luan Kamza. Kjo fitore na afron me objektivat, por duhet te presim edhe dy ndeshjet e tjera, qe t'i fitojme per te mos rrezikuar." Sipas Mustes, ish-portierit legjende te Partizanit, i cili zuri vendin e Koles ne stolin e Kamzes, pas perfundimit te kampionatit ekipin e tij e presin sfida edhe me te medha. Kesisoj, perballe me nje ekip te Superiores, ne "play-off", apo edhe pjesemarrja ne Superiore kerkon nje vemendje tjeter.

Rivaliteti
Kamza ndodhet ne vend te trete te kampionatit, me pike te barabarta me Elbasanin. Skuadra e Kamzes do te futet per here te pare ne Kategorine Superiore, nese do te fitoje edhe ndeshjen "play-off". Ishte Gramozi qe u ngjit nje sezon me pare, per here te pare ne historine e tij, ne Kategorine Superiore.

Java e 28-te
Gramshi- Partizani 2-3
Burreli - Skrapari 1-2
Memaliaj- Bilisht 2-1
Lushnja - Sopoti 5-0
Kamza - Bylis 4-2
Elbasani - Luftetari 3-0
Pogradeci - Besel 2-1
Turbina - Ada 3-1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›