E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet Bufon, rikthimi vitin tjeter

Portieri bardhezi i Juventusit, Xhanluixhi Bufon eshte operuar ne nje klinike te Torinos, ne gjurin e majte. Gjate operacionit kane qene prezent nena e portierit dhe bashkeshortja e tij, Alena Seredova. Bufon ka pasur nje problem ne gju dhe pas humbjes ne Bari, demtimi ka qene serioz, aq sa eshte dashur nderhyrja kirurgjikale. Operacioni eshte kryer nga mjeku i njohur Goitre, i cili eshte pergjegjes per sektorin e sektorit mjekesor te Juventusit. Pas operacionit, Bufon e ka lene menjehere kliniken dhe eshte drejtuar drejt shtepise se tij, ne Torino. Portieri do te qendroje rreth 40 dite larg fushes se blerte, qe do te thote se nuk do te jete ne sherbim te Juves, deri ne fund te ketij viti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›