Vllaznia në gjysmëfinale, ndeshje shtesë Partizani-FlamurtariDinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale pasi fiton në tavolinë 2-0 me blutë. Partizani e Flamurtari do të luajnë një ndeshje të tretë në një fush

Dinamo zyrtarisht e eliminuar nga Kupa e Shqipërisë, Vllaznia në gjysmëfinale pasi fiton në tavolinë 2-0 me blutë. Partizani e Flamurtari do të luajnë një ndeshje të tretë në një fushë asnjanjëse për të përcaktuar skuadrën e katërt gjysmëfinaliste të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, teksa dy ndeshjet e luajtura më parë midis tyre anulohen plotësisht. Këto janë vendimet e dhëna nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke i dhënë fund të gjithë “qorrsokakut” dhe kaosit çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Dinamo është “viktima” e drejtpërdrejtë e shkeljes së nenit 36, pika 25 e Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF-së, pasi ka aktivizuar futbollistin Elis Bakaj, i cili më parë ka luajtur me Partizanin në Kupën e Shqipërisë. “Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë”, - thuhet në komunikatën zyrtare të Komisionit të Disiplinës.
“Mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia”. Duke marrë në konsideratë edhe rezultatin e ndeshjes së parë në “Loro Boriçi” , ku Dinamo fitoi me rezultatin 2-1, rezultati i përgjitshëm i dy takimeve shkon në 3-2 për Vllazninë, duke iu bashkuar kështu Tiranës e Shkumbinit në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Krejt ndryshe paraqitet situata dhe zgjidhja e “enigmës Partizani-Flamurtari”. Edhe pse drejtuesit vlonjatë kishin kërkuar fitoren në tavolinë (2-0), Komisioni i Disiplinës vendosi mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si të
pabazuara në Rregulloret e FSHF, e në Kodet e Disiplinës të UEFA dhe FIFA. Të dy klubet kishin aktivizuar gjatë përballjeve të dyfishta lojtarë, të cilët më parë ishin aktivizuar me klube të tjera: Gjondeda e Bakalli të Partizanit respektivisht me Teutën e Elbasanin, ndërsa Merxha i Flamurtarit me Elbasanin.
Vendimi i Disiplinorit përcaktoi fshirjen e rezultateve të dy ndeshjeve të para (1-0 për Flamurtarin në Vlorë, dhe 1-0 për Partizanin në Tiranë, plus rezultatin 5-4 nga gjuajtjet e penalltive për Partizanin) dhe zhvillimin e një ndeshjeje të tretë në fushë asnjanjëse.
Ekipet gjysëmfinaliste
Tirana, Shkumbini, Vllaznia
Për t’u luajtur
Partizani-Flamurtari
VENDIMI I KOMISIONI I DISIPLINES TE FSHF-se
Tiranë, më 16.03.2009
KOMISIONI I DISIPLINES
VENDIM
Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot më dt.16.03 2009, mori në shqyrtim kërkesat ankimore të paraqitura nga KF Vllaznia, KF Flamurtari dhe KF Partizani në lidhje me ndeshjet e Kupës Shqipërisë, të zhvilluara më dt 11.03.2009. Komisioni pasi shqyrtoi ankesat e paraqitura, dëgjoi përfaqësuesit e palëve të interesuara, shqyrtoi dokumentacionin e ndeshjeve dhe pasi i diskutoi çështjet në tërësi, në përfundim
Vendosi:
1. Pranimin e kërkesës ankimore të KF Vllaznia për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, zhvilluar më dt 11.03.2009, zhvilluar mes kësaj skuadre dhe KF Dinamo. Komisioni vlerëson se aktivizimi nga KF Dinamo, i lojtarit E. Bakaj në ndeshjen e datës 11.03.2009 me KF Vllaznia, përbën veprim në shkelje të nenit 36, pika 25, të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF, pasi ky lojtar, duke qenë se në Kupën e Shqipërisë
është aktivizuar më parë me ekipin e Partizanit, nuk mund të aktivizohej nga KF Dinamo në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë. Në kushtet kur nga KF Dinamo është kryer kjo shkelje, në vështrim të parashikimeve të kësaj dispozite rezulton se KF Dinamo, ka aktivizuar një lojtar, që nuk lejohet të luante në këtë aktivitet me këtë ekip, rrethanë për të cilën mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia.
2. Mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si tëpabazuara në Rregulloret e FSHF, e në Kodet e Disiplinës të UEFA dhe FIFA.
3. Në vështrim të parashikimeve të nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, duke qenë se KF Partizani ka aktivizuar në ndeshjet e zhvilluara me KF Flamurtari, lojtarët E. Bakalli dhe G. Gjondeda, ndërsa KF Flamurtari ka aktivizuar lojtarin E. Merxha, të cilët kanë qenë pjestarë të ekipeve të tjera pjesëmarrëse në këtë edicion të
Kupës së Shqipërisë, në referim të kësaj dispozite të sipërcituar, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, meqënëse këta lojtarë e kanë patur të ndaluar pjesëmarrjen në ekipe të tjera në Kupën e Shqipërisë për shkak të regjistrimit të tyre me skuadra të tjera më pare pjesmarrëse në Kupë, të dyja ekipet kanë kryer shkelje me pasojë parregullsinë e të dyja ndeshjeve të zhvilluara mes tyre.
Për këto arësye, mbështetur në parashikimet e nenit 43 të Statutit të FSHF, nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, anulohet rezultati i të dyja ndeshjeve të zhvilluara midis tyre dhe urdhërohet që KF Flamurtari dhe KF Partizani, të luajnë një ndeshje të vetme në fushë asnjanjëse, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në datën dhe vendin që do të komunikohet nga sektori i garave në FSHF.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve në
Komisionin e Apelit.
Anetar Kryetar Anetar
Saimir Dauti Eno Bushti Ramazan Rragami
E Hene, 16 Mars 2009