U-21, Bushati zbardh listën anti-SkociLista “anti-Skoci” prej 22 lojtarësh dominohet nga lojtarë që luajnë në kampionatet shqiptare, ku mbizotërojnë klubet e Flamurtarit (3 lojtarë), Partizani (3), Tirana (3), Teuta (3). Besa e Elbasani kanë ng

Trajneri i Shqipërisë U-21, Artan Bushati, bëri publike listën e 22 lojtarëve të thirrur për sfidat e dyfishta me Skocinë, më 28 mars në Elbasan (15:30) dhe më 1 prill në Falkirk. Shqipëria U-21 nis më 23 mars përgatitjet për aventurën e saj të parë në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian U-21 2001. Shqipëria bën pjesë në grupin 10 së bashku edhe me Skocinë, Bjellorusinë, Austrinë e Azerbajxhanin. Ndeshjet fillojnë, më 28 mars dhe përfundojnë më 7 shtator 2010.
BUSHATI - Trajneri Bushati gjatë një interviste të dhënë para disa kohësh i vlerësoi ndeshjet me Skocinë shumë delikate. “Kundërshtarët janë shumë të fortë. Mesa kam mësuar shumica luajnë në kampionatit anglez, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë superiore të Skocisë. Nuk besoj se janë një ekip për të mos u frikësuar”.
VENDASIT- Lista “anti-Skoci” prej 22 lojtarësh dominohet nga lojtarë që luajnë në kampionatet shqiptare, ku mbizotërojnë klubet e Flamurtarit (3 lojtarë), Partizani (3), Tirana (3), Teuta (3). Besa e Elbasani kanë nga një lojtar në listë. Olsi Teqja i Kastriotit është i vetmi lojtar që luan në Kategorinë e Parë.
LEGJIONARËT – Vetëm pesë lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja janë thirrur nga trajneri në përballjet me Skocinë: mbrojtësi i Belasica Petrich në Bullgari, Ditmar Bicaj ; mesfushori i Angers në Ligën 2 franceze, Semiran Çela; sulmuesi i Spartakut të Varnës në Bullgari, Enco Malindi; sulmuesi i Ravenës në Serinë C1, Brian Filipi si dhe sulmuesi kosovar i Vorskla Poltavës në Ukrainë, Ahmed Januzi.
ZYRTARE - Shqipëria U-21 ka zhvilluar 97 ndeshje zyrtare, ku ka arritur 18 fitore, 23 barazime dhe 56 humbje, golaverazhi: 71 gola të shënuar, 173 gola të pësuar. Nga kundërshtarët e grupit 10, Shqipëria U-21 është ndeshur më parë me Azerbajxhanin në kualifikueset e Kampionatit Europian 2009: barazoi 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë.
MIQËSORJA - Ndeshja e fundit ndërkombëtare e Shqipërisë U-21 është ajo kundër Maqedonisë në Ohër, më 19 nëntor 2008, ku kuqezintë fituan me rezultatin e pastër 3-0: golat nga Hysa (18’), Vila (45’) e Arbëri (80’),të tre të thirrur kundër Skocisë. Miqësorja e fundit është ajo fituar 1-0 me Partizanin në Kamëz.
SKOCIA – Edhe trajneri i Skocisë U-21, Billi Stark, e ka bërë të ditur listën e tij prej 20 lojtarësh, ku janë thirrur lojtarë të Rejnxhërsit, Sëlltikut, Falkirkut, Dandi Junaitid, Aberdinit, Hibernians (të gjitha ekipe skoceze), Aston Villës e Bërnlit (në kampionatet angleze)
AUSTRIA- Kundër Austrisë U-21, Shpresat kanë regjistruar dy fitore në eliminatoret e Kampionatit Europian 1984. Shqipëria bënte pjesë në atë kohë në Grupin 6, së bashku edhe me Gjermaninë Perëndimore e Turqinë. Me Austrinë fituam 2-1 në Vjenë dhe 3-0 në Tiranë. Në çerekfinale Shqipëria u eliminua nga Italia me dy fitore 1-0 të italianëve.
SHQIPËRIA U-21
1.Shpëtim Moçka Flamurtari
2.Sulejman Hoxha Dinamo
3.Renato Malotaj Partizani
4.Ditmar Bicaj Belasitsa Petrich, Bullgari
5.Franc Veliu Flamurtari
6.Bazjon Tragaj Besa
7.Sabien Lilaj Tirana
8.Emiljan Vila Teuta
9.Enco Malindi Spartak Varna, Bullgari
10.Erando Karabeci Partizani
11.Vilfor Hysa Teuta
12.Ahmed Januzi Vorskla Poltava, Ukrainë
13.Polizoi Arbri Bylis
14.Alban Dashi Partizani
15.Semiran Çela Angers, Francë
16.Brian Filipi Ravena, Itali
17.Jozef Thana Teuta
18.Renato Hyshmeri Elbasani
19.Olsi Teqja Kastrioti
20.Ergys Sorra Tirana
21.Migel Metani Tirana
22.Ardit Shehaj Flamurtari
SKOCIA U-21
Portierë
Jamie Barclay – Falkirk, i huazuar te Berwick Rangers
Scott Gallacher - Rangers
Alan Martin - Leeds, United i huazuar te Barrow AFC
Mbrojtës
Paul Caddis – Celtic, i huazuar te Dundee United
Brian Easton - Hamilton Academical
Paul Hanlon - Hibernian
Jason Marr - Celtic
Chris Mitchell - Falkirk
Thomas Scobbie - Falkirk
Mesfushorë
Scott Arfield - Falkirk
Barry Bannan - Aston Villa
John Fleck - Rangers
Kevin McDonald - Burnley
Stephen McGinn - St. Mirren
Andrew Shinnie – Rangers, i huazuar te Dundee
Lewis Stevenson - Hibernian
Sulmues
David Goodwillie - Dundee United
Rory Loy – Rangers, i huazuar te Dunfermline Athletic
Chris Maguire - Aberdeen
Jamie Murphy - Motherwell
E Marte, 17 Mars 2009