E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis Epopeja e UK-se kreret e shtetit nderojne te renet

Në Kosovë ka nisur Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në nderim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes dhe bashkëluftëtarët e tij të cilët të cilët ranë heroikisht trembëdhjetë vjet më parë në luftën e lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ceremonia tradicionale që mbahet çdo vit nis me një manifestim qendror, me moton “Nderojmë Historinë – Ndërtojmë të Ardhmen”, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Jam thellë i emocionuar që së bashku me ju po përkulemi me respekt para familjes heroike Jashari, shembulli më i ndritshëm i kësaj Epopeje. Në zemrat tona i mbajmë edhe familjet tjera të dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” tha presidenti Behgjet Pacolli.

“13 vite më parë, familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari, e gjithë Kosovës u zgjuan në një betejë për liri, për shtet, për bashkim. Atë ditë pushka e Adem Jasharit dhe familjes së tij bashkoi gjithë Kosovën, bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetonin” tha kryeministri Hashim Thaçi.

“Brezi ynë është brezi më me fat i historisë, është me fat sepse është brezi që ka bashkëjetuar me Epokën e UÇK-së dhe komandantin Adem Jashari, është brezi që arriti të jetësoi pavarësinë e Kosovës për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë” tha ministri i FSK-së Agim Çeku.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekimi tha se të gjithë duhet të punojmë që sa më shpejt Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë pjesë e NATO-s.

“Urojmë që përvjetorët e ardhshëm, festat e ardhshme t’i festojmë ashtu siç duhet. Uroj që ushtria janë, FSK një ditë të afërt të jetë partnere e NATO-s” tha përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari.

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së përfaqësuesit e institucioneve dhe partive politike do të bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz ndërsa manifestimi do të përmbyllet të hënën me “Natën e Zjarreve” dhe koncertin muzikor që do të mbahet në Prekaz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›