E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia pa Smajlin, Rajoviç në dyshim

Anti-Skënderbeu

Ndeshja Vllaznia-Skënderbeu do të jetë edhe sfida më tërheqëse e javës së 15 të Kategorisë Superiore, për vetë faktin se të dy ekipet parashikohen në një luftë të ashpër titulli në këtë sezon bashkë me Flamurtarin, Dinamon e Tiranën. Por që tani shkodranët kanë nisur të bëjnë llogaritë me problemet. Një i tillë është mungesa e sigurt e Dritan Smajlit, mbrojtësit të krahut të djathtë të kuqebluve, i cili nuk do të jetë në dispozicion, për shkak se rezulton i skualifikuar për plotësim të numrit të kartonëve. I dëmtuar në takimin e fundit ndaj Laçit, mbrojtësi malazez Blazho Rajoviç ende vazhdon të jetë në dyshim të madh për takimin e kësaj jave. Lojtari në fjalë vazhdon të jetë nën kontrollin e fizioterapistit të ekipit Ilirjan Haxhaja, i cili po bën të pamundurën që Rajoviç të jetë në fushën e lojës ndaj korçarëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›