E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurre për pastrimin e ambientit

Bashkia

Bashkia e Tiranës, krahas gjelbërimit të rrugëve kryesore të qytetit, vijoi punën e saj edhe në sipërfaqet brenda blloqeve të banimit, të rikonstruktuara gjatë këtyre viteve. Në bllokun e banimit “Qemal Stafa” është parashikuar shtimi i sipërfaqeve të gjelbra me 300 copë shkurre dekorative dhe pemë. Procesi i rëndësishëm i mirëmbajtjes vë theksin në domosdoshmërinë që të gjithë të jenë pjesë e respektit për mjedisin dhe ruajtjes së kësaj pasurie të përbashkët, duke filluar që nga mbajtja pastër, hapësirat që u duhen më të moshuarve, fëmijëve, të gjithë qytetarëve, përmirësimi i cilësisë së ambientit dhe pse jo favorizimi i kohezionit social në këto blloqe banimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›