E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia, sfida kundër Napolit edhe për fitore



Dash Frashëri

Atmosfera në Shkodër është ndezur, si atëherë kur Shqipëria luajti e fitoi 3-1 kundër Rusisë në eliminatoret e Euro 2004. Edhe pse në dukje, Vllaznia-Napoli, është një sfidë e një kompeticioni më të lehtë evropian të klubeve, Kupën UEFA, futbolldashësit shkodranë mezi presin sa të nisë takimi i ditës së enjte, në orën 20:45. Madje, për të thënë të vërtetën, takimi për tifozët nis shumë herët, qysh kur tifozi i parë kuqeblu do të hyjë në stadium.
Vllaznia do të përballet sot (20:30) në “Loro Boriçi” kundër Napolit të Serisë A, një skuadër mysafire e kompeticioneve të mëdha- gjithmonë e më e rralla në stadiumet shqiptare- me synimin e qartë për të prezantuar sa më mirë shkollën modeste të futbollit shqiptar, por që po vlerësohet gjithmonë e më shumë në arenën ndërkombëtare. “Kjo është një ndeshje ndërkombëtare dhe ndeshjet ndërkombëtare nuk janë asnjëherë të lehta", kjo ka qenë deklarata e teknikut te Napolit, Edoardo Reia, pasi ka mbërritur në aeroportin "Nenë Tereza" në prag të takimit të Kupës UEFA me Vllazninë. Drejtori i Përgjithshëm i klubit napolitan, Pierpaolo Marino, u shpreh se futbolli shqiptar është në rritje, dhe ndaj tij duhet pasur kujdes. Ish-skuadra e Maradonës ka marrë me vete thuajse të gjithë yjet skuadrës për ndeshjen me shkodranët.
E PARA- Vllaznia është kështu skuadra e vetme shqiptare që do ta vazhdojë aventurën evropiane, pas eliminimit të Dinamos në Ligën e Kampioneve, Partizanit në Kupën UEFA e Besës në Kupën Intertoto, kjo e fundit duhet theksuar se ia doli të kualifikohej një tur, përpara se të linjtë një njollë në të dytin.
Napoli ishte një nga tre ekipet më të forta të Grupit të Jugut në tyrin e dytë eliminator të Kupës UEFA, duke futur në këtë llogari edhe spanjollët e Deportivo La Korunjës e turqit e Beshiktashit. Vllaznia, që siguroi për herë të dytë rresht një kualifikim në turin e dytë, pas atij të vitit të kaluar në Kupën Intertoto kundër NK Zagreb, do të përballet për herë të parë me një skuadër italiane. I gjithë stafi teknik i klubit më të vjetër shqiptar ka bërë përgatitje serioze në prag të sfidës dhe synon te lërë gjurmë, duke e shoqëruar ndoshta edhe me një fitore sfidën e 31-të ndërkombëtare të kuqebluve në Europë. Në statistikat e kundërshtarëve të Vllaznisë në 30 takimet e mëparshme skuadrat janë nga Turqia (2 ekipe), Izraeli (1), Skocia (1), Sllovenia (1), Kroacia (2), Islanda (1), Qipro (1), Greqia (1), Gjeorgjia (1), Malta (1), Finlandë (1), etj.
SHORT I LEHTË - Mediat ndërkombëtare e cilësuan si një short të lehtë të Napolit kundër fitueses së Kupës së Shqipërisë, Vllaznisë së Shkodrës, për më tepër që ish-skuadra e Diego Armando Maradonës, është e vetmja nga 54 skuadrat e përfshira në turin e dytë, që ka fituar më parë Kupën UEFA në sezonin 1988-1989. Ndryshe nga Vllaznia e Agim Canaj, që mbërriti në turin e dytë të Kupës UEFa pas kualifikimit me meritë kundër sllovenëve të Koperit (2-1, 0-0), Napoli i Edi Rejës mbërriti në këtë tur si një ndër 11 fituesit e Kupës Intertoto të këtij viti. Në turin e tretë eliminator të Kupës Intertoto, Napoli eliminoi skuadrën greke Panionos me dy fitore më të njëjtin rezultat: 1-0. Boljaçino shënoi në Greqi, Hamshik në ndeshjen e kthimit në Napoli.
“TURQIT”- Vllaznisë i janë rikthyer tre futbollistët e saj më tre të rëndësishëm. Sulmuesi Xhevair Sukaj, mbrojtësi Admir Teli e mesfushori Gilman Lika, të cilët janë pjesë e turqve të Haxhetepes u stërvitën të martën e të mërkurën skuadrën dhe janë të gatshëm për të qenë në formacionin startues nga minuta e parë, për të dhënë kontributin e tyre të fundit për Vllazninë. Sulmuesi i Kombëtares U-21, Sukaj, ishte edhe autori i dy golave të Vllaznisë në fitoren 2-1 kundër sllovenëve të Koperit në ndeshjen e parë të zhvilluar në transfertë, teksa e ajo e kthimit në Shkodër u mbyll me rrjeta të paprekura.
NAPOLI - Skuadra italiane mbërriti me çarter në Rinas (rreth orës 14:00) dhe u nis direkt për në Shkodër, për t’u akomoduar në “Grand Hotel Europa”. Në mbrëmje ekipi i drejtuar nga Edi Reja kreu edhe stërvitjen njohëse me stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia nga ana e saj është “ngujuar” në hotel “Meteor” në periferi të qytetit. Në kampionatin e fundit të Serisë A, Napoli i drejtuar nga tekniku Eduardo Reja u rendit në vendin e tetë, duke siguruar një vend për në turin e tretë të Kupës Intertoto, nga arriti të sigurojë më pas dhe në vend në turin e dytë eliminator të Kupës UEFA kundër Vllaznisë.

GJYQTARËT
Rusi Igor Egorov, i ndihmuar edhe nga Kadev e Maladaorv do të gjykojnë takimin në “Loro Boriçi”. Vëzhgues i UEFA-s për arbitrat është kroati Poljak, ndërsa delegati i UEFA-s është polaku Olezek. Në ndeshjen e kthimit, dy javë më pas në “San Paolo” të Napolit (ora 21:00), treshja e gjyqtarëve do të jetë nga Turqia. Kryesor është Ferat Aidinus, ndërsa ndihmës të tij janë Serkan Ok dhe Cernal Bingul.

STATISTIKA
Vllaznia në historinë e saj ndërkombëtare ka luajtur vetëm 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet (8 nga këtë në Kupën UEFA), teksa Napoli vetëm në Kupën UEFA ka zhvilluar 52 nga 77 takimet ndërkombëtare të klubeve. Bilanci i Napolit në Kupën UEFA është i ekuilibruar: 19 fitore, 17 barazime, 16 humbje.

Reja: “Ndeshjet ndërkombëtare, aspak të lehta”

“Kjo është një ndeshje ndërkombëtare dhe ndeshjet ndërkombëtare nuk janë asnjëherë të lehta", kjo ka qenë deklarata e teknikut te Napolit, Edoardo Reia, pasi ka mbërritur në aeroportin "Nene Tereza" në prag te takimit te kupes UEFA me Vllaznine.
Drejtori i Përgjithshëm i klubit napolitan, Pierpaolo Marino, u shpreh se futbolli shqiptar është në rritje, dhe ndaj tij duhet pasur kujdes. Ish-skuadra e Maradonës ka marrë me vete thuajse të gjithë yjet skuadrës për ndeshjen me shkodranet. Takimi mes Vllaznise dhe Napolit do te zhvillohet te enjten ne oren 20:30 ne stadiumin "Loro Boriçi"

Napoli, histori dhe statistika

Skuadra italiane e Napolit është themeluar në vitin 1904, ndërkohë që Vllaznia jonë është themeluar 15 vjet më pas, në vitin 1919. Napoli është një ndër skuadrat më të njohura italiane, pavarësisht se e ka fituar vetëm dy herë titullin kampion të Serisë A (1986-1987, 1989-1990) dhe ka dalë katër herë nënkampion i Italisë. Napoli e ka fituar tri herë Kupën e Italisë dhe ka humbur edhe katër finale të kësaj kupe. Historikisht Napoli konsiderohet si klubi i nëntë më i suksesshëm në Itali, por vlerësohet si më i suksesshmi në Italinë e Jugut. Që nga viti i themelimit (1904) e deri më sot ka ndërruar pesë herë emrin zyrtar të klubit, për herë të fundit në vitin 2006. Futbollisti më i famshëm që ka luajtur për Napolin është legjenda argjentinase Diego Armando Maradona.

“Zotëri, a keni një biletë’

Kjo lutje e njohur në Europën e futbollit, kur gjithmonë zhvillohen ndeshje të mëdha, po dëgjohet edhe në Shkodër. “Kush do biletë?, “Kush ka një biletë!”. Edhe pse kanë pasur një çmim pak më të shtrenjtë se në ndeshjen e parë kundër Koperit, biletat e ndeshjes kundër Napolit janë shitur të gjitha, për më tepër në një kohë rekord, madje një pjesë jo e vogël është shpërndarë edhe me listë. Nga Italia priten të jenë në stadium rreth 500 ultras të Napolit. Gati 15 mijë veta priten që të jenë në stadiumin e dytë më të madh në Shqipëri, që mban emrin e shkodranit legjendar Loro Boriçit, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij edhe në Itali me Lacion. Çmimet e biletave për ndeshjen Vllaznia-Napoli: 12 mijë lekë të vjetra biletat në tribunën qendrore, 7 mijë në ato për karshi dhe 5 mijë lekë ato prapa portës. “Conto TV”, televizioni me pagesë italian do të transmetojë ndeshjen për llogari të shikuesve italianë, ku e drejta e blerjes së të drejtës televizive shkoi në 130 mijë euro.

Shqipëri-Itali, dy precendentë klubesh

Vllaznia nuk ka fatin të jetë skuadra e parë shqiptare për t’u përballur me një kundërshtar nga Italia, një nga kampionatet më të forta në botë. Shansin për të ballafaquar për ta bërë “sefte” me një skuadër nga vendi i anës tjetër të Adriatikut e ka pasur Partizani. Skuadra e kuqe u përball me Torinon në sezonin 1968-1969 të Kupës së Fituesve të Kupës (Kupa e Kupave u shkri më pas me Kupën UEFA). Dy skuadrat u takuan në fazën e 1/16. Partizani fitoi 1-0 në “Qemal Stafa” (18 shtator 1968) falë golit të Pëllumb Shaqirit (47’), ndërsa në atë të kthimit në Torino, më 2 tetor, skuadra jonë humbi 3-1, teksa golin e vetëm për Partizanin e realizoi Neptun Bajko (85’). Kundër një ekipi italian ka luajtur edhe Teuta e Durrësit. Parma, ku militonte legjenda bullgare Hristo Stojçkov, por ku shënoi edhe golin e tij të parë ndërkombëtar i riu Filipo Inzagi, ishte kundërshtari i durrsakëve në dy takimet e humbura me të njëjtin 2-0 në fazën e 1/16 të Kupës së Fituesve të Kupave në sezonin 1995-1996.

VLLAZNIA: Ndeshjet ndërkombëtare
2008-2009, Kupa UEFA
Turi II: Vllaznia-Napoli 14.8 28.8
Turi I: Koper-Vllaznia 1-2 0-0

2007-2008, Kupa Intertoto
Turi I: NK Zagreb-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Trabzonspor-Vllaznia 6-0, 4-0
2004-2005, Kupa Intertoto
Turi I: Vllaznia-Hapoel Beer-Sheva 0-1, 3-0
Turi II: Slaven Belupo-Vllaznia 2-0, 0-1
2003-2004, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Dandi 0-2, 0-4
2001-2002, Liga e Kampioneve
Turi I: Rejkavik-Vllaznia 2-1, 0-1
Turi II: Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1
2000-2001, Kupa Intertoto
Turi I: Nea Salamina-Vllaznia 4-1, 2-1
1999-2000, Kupa UEFA
Turi I: Vllaznia-Spartak Trnava 1-1, 0-2
1998-1999, Liga e Kampioneve
Turi I: Dinamo Tbilis-Vllaznia 3-0, 1-3
1991-1992, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-AEK Athinë 0-1, 0-2
1987-1988, Kupa e Kupave
Turi I: Vllaznia-Sliema Uonderes 2-0, 4-0
Turi II: Vllanzia-Rops Rovaniemi 0-1, 0-1
1978-1979, Liga e Kampioneve
Turi I: Vllaznia-Austria Vjenë 2-0, 1-4
Bilanci: 30 ndeshje; 9 fitore, 2 barazime, 19 humbje. Golat: 27-53.

Sipas Kupave N F H H GOLAT
Liga e Kampioneve: 8 3 0 5 9:16
Kupa e Kupave: 4 2 0 2 6:2
Kupa UEFA: 8 1 2 5 3:13
Kupa Intertoto: 10 3 0 7 9:22
Total : 30 9 2 19 27:53

Kupa UEFA, turi i dytë
14-28 gusht 2008
Shiroki Brijeg (Bosnjë-Herc.)-Beshiktash (Turqi)
SC Braga (Portugali)- NK Zrinjski (Bosnjë-Herc.)
Lokomotiva Sofje (Bullgari)-Borac (Serbi)
Vojvodina (Serbi)-Hapoel Tel-Aviv (Izrael)
Aris Selanik (Greqi)-Slaven Koprivnica (Kroaci)
Liteks (Bullgari)-Hapoel Ironi Kirjat (Izrael)
Deportivo La Korunja (Spanjë)-Hajduk Split (Kroaci)
Apoel (Qipro)-Cervena Zvezda (Serbi)
VLLAZNIA (SHQIPËRI)-NAPOLI (ITALI)
Makabi Netania (Israel)-Cherno More (Bullgari)
Omonia (Qipro)-AEK (Greqi)
Metalurg (Letoni)-Vaslui (Rumani)
Zurih (Zvicër)-Shturm Grac (Austri)
Shtutgart (Gjermani)-Giori (Hungari)
Leh Poznan (Poloni)-Grasshopers (Zvicër)
Slovan Liberec (Çeki)-Zhilina (Sllovaki)
Gjeorgjia (Gjeorgji)-Austria Vjenë (Austri)
Jang Bojs (Zvicër)-Debreceni (Hungari)
Legia Varshavë (Poloni)-Moskë (Rusi)
Dnipro Dniprotrovsk (Ukrainë)-Belizona (Zvicër)
Ljubjana (Slloveni)-Herta e Berlinit (Gjermani)
Sudova (Lituani)-Salzburg (Austri)
Djugardens (Suedi)-Rozenborg (Norvegji)
Kuin (Skoci)-Nordsjeland (Danimarkë)
Gent (Belgjikë)-Kalmar (Suedi)
Mançester Siti (Angli)-Midtjyland (Danimarkë)
Honka Espo (Finlandë)-Viking (Norvegji)
Haka (Finlandë)-Brondbi (Danimarkë)
Stabek (Norvegji)-Stade Rëne (Francë)
Kobenhaven (Danimarkë)-Lilestrom (Norvegji)
Elfsborg (Suedi)-St.Patrik (Irlandë)
Aston Vila (Angli)-Hafnarfjordur (Islandë)

Lala ankohet: “Vendimi i pezullimit, i padrejtë”

“Vendimi i pezullimit është i padrejtë, nuk kisha asnjë qëllim”. Kjo është protesta mediatike e Altin Lalës, pas pezullimit me dy ndeshje nga Kupa e Gjermanisë. Vendimi u dha nga gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit. Lala gjatë një dyluftimi goditi me krahun e majtë në stomakun e lojtarit kundërshtar Torsten Gërke të Halleschen FC (5-0). Gjyqtari Lutc Vagner kishte shkruar në raportin përfundimtar se nuk e kishte parë ngjarjen kur ndodhi, pasi do të kishte vepruar menjëherë ndaj mesfushorit 32-vjeçar shqiptar, por e evidentoi si rast. Për këtë arsye pas kontrollit të protokollit nga njerëzit e federatës gjermane u morr edhe vendimi përfundimtar me dy ndeshje pezullim, vendim që u pranua edhe nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking, i cili u shpreh për mediat gjermane se nuk kishte ndërmend të apelonte vendimin.

Ed Kapllani, opsioni 2 i Ede Bekerit

Karlsruhe e Emdond Kapllanit objektivin e parë sezonal ka grumbullimin sa më të shpejtë të 40 pikëve, çka teorikisht është edhe kufiri i mbijetesës në Bundesliga 1 për të dytin sezon radhazi. Karlsuhe pas rikthimit pas disa vitesh nga Bundesliga 2, surprizoi jo pak me shpirtin e performancës së saj, dhe deri diku në këtë linjë ishte edhe sulmuesi shqiptar, pavarësisht se Kapllani i gjeti golat vetën në fund të kampionatit. Ekspertët gjermanë të futbollit e shohin durrsakun si zëvendësuesin e australianit Xhoxhua Kenedi, por gjithsesi pranojnë se Kapllani, ashtu si dhe Kristiam Tim do të ishin dy opsione të mira në shërbim të trajnerit Edmund Beker. Karslsuhe sezonin e kaluar bëri një fazë të parë shumë të mirë (26 pikë, në gjashtë më të mirat), ndërsa në të dytën ra jo pak, vetëm 15 pikë, duke qenë ekipi i dytë më i keq i kësaj faze.

14 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›