E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkumbini e bën kuiz kampionatinPartizani ndalet në Peqin, Besa tani më prane kreut. Përsëri nuk luhet në Vlorë. Arsyeja mbetet enigmë

Ekipi i të rinjve peqinas ka fituar me rezultatin minimal 1-0 duke thyer tiranasit e skuadrës së Partizanit.Takimi ka nisur i shpejtë nga të dyja skuadrat dhe vëndasit tregohen të rrezikshëm përpara portës së kuqe.Në minutën e 31 një pasiguri e portierit mik Cullhaj do të shfrytëzohet mirë nga i riu Spahiu i cili e dërgon topin në rrjetë, gol i cili do të jetë vendimtar për skuadrën e Shkumbinit.Skuadra e të rinjve ka qenë nën presion të vazhdueshëm gjatë pjesës së dytë nga lojtarët e Partizanit të cilët e kërkuan me ngulm golin e barazimit por pa ja arritur qëllimit.Takimi është mbyllur me fitoren e vëndasve të cilët pasuan fitoren e paratërinjve  të arritur përsëri ndaj skuadrës së kuqe të Partizanit

Shkumbini           Partizani1-0
Shkumbini:Ajazi,Karaj,Magani,Zyba,Dokja(76' Cela),Kiptiu,Nuka,Balliu(56'Dervishi), Branica,Spahiu,Saliu.Trajner.Xh.Lundraxhiu.
Partizani:Çullhaj,Hithi,Kamberi,Demaj,Lika,Disha,Cobani,Agolli,Murataj,Gjoka,Mehja.Tr MarkoPelingu
Shënues:Spahiu30'
Gjygjtarë:Sh.Guce,E.Prifti,S.Greca
Fatmir Ahmeti

Vllaznia- Shkëndia T   4-2
Vllaznia : Halluni, Puka, Meshi(Karakacci 46’),  Zagani( 70’Gjondrekaj), Boci (70’ Selmani), Rexha , Dalipi(46’Grimci) Vojushi, Rrustja, Pirani, Rahova(46’Bala). Tr. N.Zhejani
Shkendia T: Malaj, Shijli, D.Dosti, B.Dosti, Jaupi, Rakaj, Papleka, Kallari, Manuka, Xhafa, Marashi. Tr. P.Haxhija
Shënues: Pirani, 5’, Zagani 45’, Bala 47’, 72’/ Kallari 21’, Xhafa 63’
Gjyqtarë: R. Pjetrushi ,E.Hoxha, R.CCokaj (Lezh)
Pas një humbje në Tiranë 2-0 me Partizanin ekipi i drejtuar nga Nefail Zhejani i është kthyer përsëri fitoreve. Shkodranët e rinjë kanë arritur të fitojnë jo vetëm me rezultat por edhe me lojë përballë bashkmoshatarëve të tyre nga Tirana. Fillimi i lojës ka qënë më i mirë për ekipin e Vllaznisë që përmes Piranit që në minutën e 5-të takimit gjendet në avantazh. Mirpo djemt e drejtuar nga Haxhija kanë reaguar dhe në një prej tentetivave të tyre kanë arritur të barazojnë përmes Kallarit me një gjuatje të bukur dhe të kalibruar brenda zone. Pas këtij goli loja është zhvendosur sa nga njëri krah në tjetrin. Mirpo 45 minutat e par nuk do të mbylleshin në barazim, për këtë ka menduar mbrojësi Zagani i cili me një gjuatje brenda zone fare pranë portës ka shënuar golin e dytë për ekipin e tij. Në pjesë e dytë tekniku Zhejani ka futur në fushën  e lojës edhe sulmuesin e ri 18 vjeccarin Bala që është pjesë e ekipit të parë të Vllaznisë. Ka qënë ky i fundit që me të filluar kjo pjesë loje ka shënuar i vetëm përballë portierit mik. Megjithatë kjo nuk i topitur miqt të cilët kanë arritur të ngushtojnë përsëri diferencën e golave me anë të Xhafës. Por Për kuqeblutë ka vulosur rezultatin e këtij takimi përsëri sulmues Bala me një goditje të kalibruar brenda zonës. Me këtë fitoer djemt e drejtuar nga Zhejani kërkojnë që të realizojnë objetivin e tyre që i kanë vënë vetes, të renditen me katër më të mirave të këtij kampionati.            

Apolonia – Dinamo 2-1
Shënues: 26’Tragaj, 74’ Filaj, 79’ Rexhepi
Apolonia: Roma, Mysli, A.Hoxha, Marlica, Sulejmani, Diko, Filaj, Rexhepi, Tahiraj, Hasani, KuçI, Tr. A.Tanaka
Dinamo:  Myrtaj, TakaçI, Xhemili, Angjeli, Tujani, Tragaj, Çika, Vllagaj, Daja, Berduli, Belizina, Tr. B.Delia
Gjyqtarë: F.Lika, E.Merkaj, A.Hametaj (Berat)
Kartona të kuq: Berduli
Dinamovitët e filluan më mirë takimin dhe nëpërmjet një loje të mirëorganizuar dhe të vendosjes së mirë në fushë arrijnë që të kenë epërsi ndaj ekipit vendas . Futbollistët dinamovit e shpërngulën lojën pothuejse tërësisht në gjysëm fushën e ekipit vendas dhe kërkonin me këmbëngulje që të kalonin në avantazh. Loja e mirë e tyre bëri që në minutën e 26 duke përfituar dhe nga një hutim I lojtarëve vendas të arrinin të shënonin golin e avantazhit me anë të Tragajt shtatshkurtër por të shpejtë, që realizon mbas një gjuajtje brënda zonës fierake. Në minutat e mbetura të pjesës së parë reagimi I lojtarëve fierak është I dobët, ndërkohë që aksionet sulmuese të dinamovitëve kanë vazhduar deri në përfundim të saj. Gjithsesi në këtë pjesë loje nuk do të kishte gola të tjerë. Në pjesën e dytë gjithçka ndryshon në lojën e ekipit të Apolonis që hidhet e tëra në sulm me forca të shumta duke kërkuar golin e barazimit. Sulmet e njëpasnjëshme në portën dinamovite dhe rastet e shumta për shënim e ndezin së tepërmi lojën që herë pas here bëhet dhe e ashpër dhe ndërpritet nga gjyqtari. Gjithsesi fierakët kanë rastin më të pastër në minutën e 75 për ta barazuar rezultatin, por futbollisti I tyre KuçI ka shpërdoruar një penallti të cilën e ka gjuajtur mbi traun e portës. Gjithsesi Apolonia gjen forcat dhe me anë të një sulmi të shpejtë arrin të shënoj golin e barazimit me anë të Filajt në minutën e 74.  Ky gol I nxiti fierakët që në minutat e mbetura të kërkonin me këmbëngulje dhe golin e fitores përball një Dinamoje të kthyer tërësisht në mbrojtje, me përjashtim të futbollistit Çika që duhet thën se ishte më I miri në fushë. Ndërkohë që Apolonia  arriti të shënoj dhe golin e avantazhit në minutën e 79 mbas një aksioni të rrjedhshëm të nisur nga krahu I djathtë I sulmit me anë të Rexhepit, cili vulos dhe fitoren e bardhejeshilëve. Ajo që është për të ardhur keq është se asnjë nga drejtuesit e klubit nuk ishte I pranishëm në këtë ndeshje duke e lën ekipin e tyre në vetmi dhe papërkrahje, ndërkohë që dihet që këto ekipe janë e ardhmja e ekipit të të rriturve.
Mikel Mbriçaj

Bilishtarët, fitorja që vjen në 45 minutat e dyta
Bilisht-Sport - Naftëtari 2-0
Bilisht-Sport: Dervishi (Kaso 55’), F. Cane, Gora, Kace, Ago (Cuko 69’), Llapushi, Eshi, Metolli, Cibuku, Hoxha, J. Cane. Trajner: A. Begolli
Naftëtari: Mema, A. Tanellari, Kokoshi, A. Gucaj, M. Gucaj, Pavelli (Koroveshi 46’), Hima, Dashi, Pire, Lila, Zylyftari. Trajner: Ll. Tanellari
Shënues: Cibuku 50’, Gora 71’
Gjyqtarë: G. Loxe, A. Furamani, Th. Gjata (Korcë)
Bilisht-Sport i vendit të dytë në grupin e jugut për të rinj, dje ka arritur një fitore vetëm në franksionin e dytë të ndeshjes. Edhe pse vendasit e kanë kërrkuar më shumë fitoren, në pjesën e parë Bilisht-Sport me anë të J. Canes dhe Metollit, kanë humbur dy raste të pastra. Në pjesën e dytë vendasit tregohen më të qetë para portës kundërshtare dhe arrijnë të shënojnë golin e parë në minutën e 50-të dhe pas shënimit të golit vendasit janë më të qetë dhe miqtë me anë të Zylyftarit kanë një mundësi të mirë për të barazuar shifrat. Atë që se bëjnë miqtë e bën Gora në minutën e 71-të, që pas një krosimi të bukur nga Hoxha, shënon me kokë golin e dytë për Bilisht-Sportin. Deri në fund vendasit e administrojnë mirë fitoren dhe në këtë mënyrë gjithcka mbyllet me këtë fitore 2-0 për Bilisht-Sportin, që vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit dhe ka treguar se është një skuadër simpatike në këtë sezon.
Altin Reli

Formacioni: U-19     2-1
Sopoti:Lushi,Lamaj,Brahja,Mënalla,Doleqi(Doda 67'),Roci,Alliu,Kënga,Mana,Rrumbullaku,Suli                tr.L.Brazhda
Pogradeci:Klogjeri.M,Penaj,Jakupos,N.Klogjeri,Hysenlliu,Jahollari,Cela,Osmani,Molla,Mata,Hoxhallari. Tr.A.Mehmetaj
Golat:Suli 10',Mata 79',Lamaj 85'.
Gjyqtarë:A.Mahmuti,F.Xhemalaj,E.Ganxhi.
Kartonë të verdhë:Doda,Suli,Mola,Jakupos,Osmani,Cela.
koment:
Kanë marrë tre pikë të merituara dhe me djersë U-19 e Sopotit në ndeshjen e sotme kundër Pogradecit.Kanë qënë vëndasit që kanë kaluar në avantazh me Sulin që në minutën e 10'.Një gol i bukur me kokë që i ka cuar shifrat në 1-0.Loja ka vazhduar e qetë dhe pa raste shënimi.Krijojnë shumë mundësi para portës të rinjtë e Librazhdit por nuk arrijnë të gjejnë rrjetën.Mbyllet 1-0 pjesa e parë me golin e shënuar nga Suli që në minutën e 10.Pjesa e dytë ka qënë më me grintë dhe më e rrezikshme.Të dyja ekipet kërkojnë golin por e para që ka shënuar është Pogradeci.Në minutën e 79' ka qënë Mata që ka barazuar me një gol shumë të bukur nga larg.Të kënaqur me barazimin të rinjtë e Pogradecit kanë kërkuar të ruajnë rezultatin dhe në minutat e fundit kanë filluar të mbrohen.Por nuk është pajtuar me këtë rezultat ekipi i Sopotit që ka arritur të shënojë në minutën e 85' me Lamaj.Një gol fantastik ky i të riut Lamaj me anë të një goditje dënimi që ka ditur ta kthejë në gol.Kanë marrë 3 pikë të vlefshme të rinjtë e Sopotit duke ruajtur pozita të mira në klasifikim.
Ledion Qoshku

U-19
11-të metërshi përcakton fituesin
Shkëndia D - Besa 0-1
Shënues: Duro 75’(11 m)
Shkëndia D: Pjetri, Kullolli (Xhihani 65’), Gorja ( Mema 76’), Lila, Nehani, Fatia, Koleci, Likja, Met’hasani, Mziu, Beu,
Trajner: F. Kuçi
Besa: Peza, Karriqi, Shala (Dedej 70’), Krasniqi, Çopo, Rronia, Duka ( Kazazi 69’), Çelhaka, Shtini, Duro, Çikalleshi.
Trajner: B. Sinella
Gjytarë: A. Beqiri, A. Bixhi, E. Dyrmyshi - Tiranë
Për këtë moshë luajtën dy ekipe me synime të kundërta. Shkëndija e Durrësit në paraqitjet më zhgënjyese të viteve të fundit për t’iu spostuar fundit dhe Besa me pretendime për titullin kampion, pasi është vendosur aktualisht në vendin e tretë. Trajneri i Shkëndisë, ish futbollisti i njohur i Teutës së Durrësit Fatos Kuçi e hedh shqetësimin tek një brez jo shumë premtues për momentin. Shtatë pikët e marra deri tani, janë shumë pak për të përligjur pjesmarrjen e Besa në anën tjetër kërkon të ruajë performancën tërheqëse të këtij edicioni. Ndeshja u zhvillua në aneksin e stadiumit Niko Dovana dhe tërhoqi vëmëndjen e qindra shikuesve. Të ndihmuar edhe nga koha e ngrohtë dhe me diell, të pranishëm ishin edhe mjaft futbolldashës nga Kavaja. Në formacionin kavajas tërheqin vëmëndjen mbiemrat e njohur të futbollit të Besës si Shtini (djali i sulmuesit Durim Shtini), Kazazi, Çikalleshi, Duro, Dedej dhe Karriqi. Dhe në fakt ato janë edhe baza e ekipit, të cilët të drejtuar nga trajneri Sinella synojnë të thellojnë arritjet pozitive. Ato krijuan epërsi të thellë ndaj rivalit të tyre dhe nga rastet e krijuara duhej të shënonin që në pjesën e parë. Në pesë minutat e fundit Besa realizon fitoren e dëshiruar. Shtini pengohet brenda zonës dhe penalltinë e dhënë në favor të tyre e kthen në gol Duro.
Bujar Qesja

U 19   Elbasani   -     Teuta   1  -   2
 
 
Elbasani: Sejdini, Dosti Kacadej,  Dylgjeri, Luniku, Pine ( 78Bajrami), Gava, Bora, Lamcja ,  Piku, Halilaj.
Trajner: Muharrem Dosti
 
Teuta: Naco, Demiri,  Lipe, Deda, R.Hoxha, Gjyzeli , A.Hoxha, Halili,  Myftari, Rakipi , Arifi.
Trajner: Albert  Bozhani.
 
 
Shënues: 21 Lamcja /  77, 76 R.Hoxha./
 
Gjyqtarë: E.Demiraj, K.Jasharllari, V.Tola ( Pogradec).
 
Kartona të verdhë: Bajrami, Subashi,  A.Hoxha.
 
Kartona të kuq:  A.Hoxha.

U 19

Java 17    (08.03.2009)
Flamurtari – Tirana    (nuk u zhvillua)
Shkumbini – Partizani    1-0
Vllaznia - Shkëndija T.    4-2
Elbasani – Teuta    1-2
Shkëndija D. – Besa    0-1
Apolonia – Dinamo    2-1
Lushnja pushim

Renditja
1. Partizani    9    4    5    26-19    31
2. Besa    9    3    4    30-13    30
3. Teuta    8    4    3    31-15    28
4. Lushnja    9    1    3    24-13    28
5. Flamurtari    8    2    3    23-12    26
6. Shkumbini    9    2    5    30-22    26
7. Shkëndija T.    7    3    6    33-27    24
8. Vllaznia        6    3    6    23-20    21
9. Dinamo    5    4    7    21-25    19
10. Elbasani    4    4    8    17-21    16
11. Tirana    3    4    8    19-25    13
12. Apolonia    3    2    11    18-45    11
13. Shkëndija D.    2    2    12    14-45    8

Java 18    (15.03.2009)
Lushnja – Dinamo
Shkëndija T. – Shkumbini
Teuta – Vllaznia
Besa – Elbasani
Tirana – Shkëndija D.
Flamurtari - Apolonia
Partizani pushim

Niveli inferior

Grupi i Veriut

Java 18    (08.03.2009)
Besëlidhja – Turbina    (nuk u zhvillua)
Kastrioti – Burreli    7-0
Ada – Laçi    0-3
Dajti pushim

Renditja
1. Laçi    10    2    1    38-14    32
2. Besëlidhja    10    2    1    28-12    32
3. Ada    7    2    5    27-25    23
4. Dajti    6    5    5    29-28    23
5. Kastrioti    5    2    9    35-35    17
6. Burreli    4    2    9    19-36    14
7. Turbina    0    3    9    6-25    3

Java 19    (15.03.2009)
Laçi – Dajti
Burreli – Ada
Turbina – Kastrioti
Besëlidhja pushim

Grupi i Jugut

Java 18    (08.03.2009)
Skënderbeu – Skrapari    (nuk u zhvillua)
Bilisht Sport – Naftëtari    2-0
Sopoti – Pogradeci    2-1
Luftëtari pushim

Renditja
1. Pogradeci    12    1    4    48-21    37
2. Luftëtari    11    4    3    36-12    36
3. Bilisht Sport    11    1    6    36-28        34
4. Naftëtari    9    1    7    37-27    28           
5. Skënderbeu    9    1    7    28-25    28
6. Sopoti    8    2    8    38-32    26
7. Skrapari    3    0    12    18-40    9
8. Gramozi    1    1    14    3-53    4

Java 19    (15.03.2009)
Naftëtari – Pogradeci
Luftëtari – Bilisht Sport
Skënderbeu - Sopoti
Skrapari pushim

Shënim: Gramozi është përjashtuar nga aktiviteti   

Partizani U-19 fiton Kupën e Shqipërisë për ligën amatore

Finalja e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19 të ligës amatore midis Partizanit dhe F.C.Kinostudios nuk u zhvillua për arsye se skuadra e Kinostudios nuk u paraqit. Sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Futbollit, skuadra e Partizanit ka pritur 45 minuta dhe më pas është bërë fituese e turneut. Në ceremoninë e dorëzimit të kupës ishin të pranishëm përgjegjësit e ligës amatore të futbollit të moshave, Agim Mone, Skënder Hodja dhe Krenar Alimehmeti. Kupën ia dorëzoi kapitenit të Partizanit, Arlind Bajramit, shefi i këtij sektori, Agim Mone. Kështu, skuadra e Partizanit, e drejtuar nga trajneri Parid Gjebrea, fiton Kupën e Shqipërisë për këtë ediocion.
Skuadra fituese përbëhet nga këto lojtarë: Kërçuku, Çarçani, Ukcenaj, Premçi, Bardhi, Kastrati, Lundra, Bajrami, Rama, Sinani, Gjebrea, Rada, Qefalia, Valisi, Kosova Trajner: Parid Gjebrea
Ecuria
Partizani ka ardhur në finale të kupës pasi zuri vendin e parë në grupin B, i cili përbëhej nga skuadrat e Tiranës A dhe B, Teutës, Vllaznisë dhe Dajtit. Të kuqtë arritën katër fitore dhe vetëm një barazim në këtë grup, duke mundësuar kalimin direkt për në finale. Ndërsa përballë Kinostudion, ndeshja nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së kundërshtarit dhe kështu të kuqtë arrijnë të fitojnë trofeun e këtij kompeticioni.

Gjebrea: Është një grup cilësor, e merituam kupën

Në sezonin e kaluar, trajneri Gjebrea drejtoi skuadrën e U-17-ës të klubit partizani të ligës profesioniste duke arritur deri në finale, por për fat të keq humbi me 11-metërsha pëerballë Vllaznisë. Tashmë, Gjebrea arrin që me skuadrën e tij, ku disa lojtarë janë të po atij ekipi që shkëlqeu sezonin e kaluar, të fitojë njërin prej trofeve të sezonit. Një skses i merituar ky për skuadrën e kuqe, e cila ka treguar një nivel të kënaqshëm në ndeshjet që ka zhvilluar. Trajneri i Partizanit, Parid Gjebrea, ndjehet tepër entuziast për skuadrën që drejton dhe për "Panorama Sport", shprehet: "Ky grup që drejtoj dhe që merr pjesë në ligën amatore të moshave U-19 që zhvillohet nga FSHF-ja, është cilësor dhe përbëhet nga lpojtarë që janë të prespektvës. Kemi ruajtur grupin e sezonit të kaluar dhe e rëndësishme është që skuadra ka ardhur vazhdimisht në rritje në lojërat e saj. Ky grup ka disa lojtarë që premtojnë për të ardhen si Bajrami, Ukcenaj, Rama, Rada,
golashënuesi më i mirë i skuadrës, Ersi Sinani, por dhe të tjerë që stërviten me përkushtim dhe që kanë dëshirë dhe vullnet për tu ngritur sa më lart. Për atë që ka treguar skuadra në ndeshjet e mëparshme e kemi merituar plotësisht fitimin e kupës. Pavarësisht se ndeshja finale nuk u zhvillua, ne e kishim përgatitur për ta fituar dhe jemi të entuziasmuar nga ky sukses, që e po e përtsëris, e kemi merituar. Për këtë dua të falendroj të gjithë lpojtarët pa përjashtim dhe një meritë ka dhe drejtori i akademisë së klubit "Partizani", Genc Tomorri, i cili na ka përkrahur    nga të gjitha pikëpamjet".  
Aldo Liçaj

Pergatiti Jorgis Memo (Panorama Sport)

E Hene, 09 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›