E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia triumfon ndaj Skënderbeut

Vllaznia triumfoi 2-1 në supersidën ndaj Skënderbeut, duke kapur vendin e tretë pas javës së 15-të të Kategorisë Superiore, tashmë në kuotën e 27 pikëve, një më pak se Skënderbeu dhe katër më pak se Flamurtari kryesues, 31.

Argjentinasi Rafael Soza shënoi për Skënderbeun në minutën e 33-të – goli i tij i pestë sezonal, e që mbylli pjesën e parë në avantazhin e korçareve.

Ilir Nallbani barazoi shifrat në të 57’. Goli i dytë i mesfushorit kosovar të Vllaznisë.

Në minutën e 65-te, mbrojtësi i Skënderbeut, Erbim Fagu realizoi një autogol në portën e tij, pas devijimit të një gjuajtjeje të Armando Vajushit, duke fiksuar përfundimisht rezultatin 2-1 për Vllazninë. 

Ky ishte autogoli i tretë i Skënderbeut në këto 15 javë pas Ristovski në favor të Elbasanit dhe Lakos në favor të Teutës.

Skënderbeu edhe një herë tjetër tregoi se nuk është një ekip transfertash, pasi pësoi humbjen e katërt në tetë ndeshje.

Për Vllazninë kjo ishte fitorja e tretë rresht, pas atyre me Kastriotin dhe Laçin, dhe ndeshja e gjashtë rresht që shkodranët dalin pa humbje, kur ajo e fundit i përket javës së 9-të kur humbën 3-1 me Flamurtarin.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 15

17.12.2010
Tirana-Kastrioti 4-0
Shënues: Pejic 9’, 38’, Plaku 82’, Lila 90’

18.12.2010
Teuta-Besa 1-2
Shënues: Dosti 26’/ Velija 81’, Cikalleshi (85’, p)

Bylis-Flamurtari 1-0
Shënues: Kepi 58’

19.12.2010
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Shënues: Nallbani 57’, Vajushi 65’ / Soza 33’

Elbasani-Laçi 2-3
Shënues: Sadiku 24’, E.Dalipi 66’ / Marashi 4’, Buljan 41’, Hysa 42’

20.12.2010
Shkumbini-Dinamo

Renditja

#     Ekipi         N    D     P
1     Flamurtari     15     +12     31
2     Skënderbeu      15     +8     28
3     Vllaznia      15     +2     27
4     Tirana         15     +9     25
5     Dinamo      14     +5     24
6     Teuta          15     +3     21
7     Laçi         15     -1     20
8     Shkumbini      14     -3     17
9     Kastrioti      15     -6     17
10     Bylis          15     -9     15
11     Besa          15     -10     12
12     Elbasani     15     -10     9

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 19 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›