Mourinho: Ky vit, më i miri i karrierës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourino, ka zgjuar polemika të shumta me deklaratën e tij të bërë së fundmi, ku edhe njëherë ka lavdëruar veten duke thënë se do t`i jepte vetes notën 11 nga 10, në një vit që thotë se është më i miri në karrierën e tij.
“Ky ishte viti më i mirë në karrierën time. Unë do t`i jepja vetes notën 11 nga 10. Unë fitova çdo garë dhe aktualisht jam në rrugë të mirë për ta bërë këtë edhe me Real Madridin. La Liga është ende shumë e hapur”.
“Ne jemi kualifikuar më tej edhe në Ligën e Kampionëve edhe në Coppa del Rey. Ne poashtu jemi skuadra më e mirë e fazës grupore në Ligën e Kampionëve. Ky sezon ishte i përkryer për ne deri në këtë moment”, tha Mourinho.