E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson thyhen rekordin 8881 dite ne pankinen e Man. Utd

Premier Liga eshte paralizuar nga temperaturat e larta dhe dëbora, megjithate futbolli anglez ka regjistruar nje rekord, ku protagonist eshte nje nga emrat me te mëdhenj te tij Aleks Fergusson. Trajneri, qe me pare ka marre titullin Ser, ka regjistruar nje rekord sa i perket qëndrimit ne pankinen e Manchester United, duke kaluar me 8881 dite legjenden e klubit anglez nje Ser tjeter, Matt Busby. Ferguson mori drejtimin e “Djajve te Kuq” ne vitin 1986 dhe per 24 vjet, 1 muaj dhe 13 dite vazhdon te qendroje ne krye te nje prej skuadrave me te famshme te futbollit evropian.

"Gjithmone kam menduar se rekordi i Ser Matt Busby do te ishte i perjetshem. Ai ka qene nje monument i vertete i ketij klubi. E kam menduar gjithmone si te paharritshem dhe ky rekord eshte nje befasi per mua, por ne te njejten kohe me ben te lumtur”, eshte shprehur trajneri skocez i cili me Manchester United ka fituar 11 tituj kampion ne Premier Lige, 5 Kupa te Anglise, 4 Kupa te Liges dhe dy here Ligen e Kampioneve.

Ky eshte nje tjeter rekord per trajneret qe kane drejtuar “Djajte e Kuq”. Po ashtu, Ferguson udhëheq listen e trajnereve ne detyre sa i perket jetegjatesise ne nje skuader, i ndjekur nga Arsen Venger me 14 vjet ne drejtimin e Arsenalit dhe Tomas Shaf qe prej 11 vjetesh qendron i ulir ne pankinen e skuadres gjermane ëerder Bremen.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›